Violeta Kadriu:Bashkë me ju do t’ i bie zjarrit e parajsës anëpëranë


VIOLETA KADRIU

(Viktimave shqiptare të Maqedonisë,që humbën jetën në aksident në Bullgari)

Kurrë nuk ndahem nga ju,jo, fëmijë shpirtërat e mi,
nga ju, engjëjtë e mi të vegjël, as vdekja nuk më ndanë,
edhe nëse digjem e piqem, e shkrumbuar hi, nga ju nuk hiqem,
s’ bashku me ju do t’ i bie zjarrit
e Parajsës anëpëranë!

Do të bëhem sot pë ju, më Nosit se i Lasgushit,
që me sqep shpon gjoksin e me gjak t’ vetin
ushqen fëmijët e vet,
s’ do t’ ia kem frikën zjarrit, as flakëve as prushit,
me këto fjalë shpirti i kësaj nëne
Qiellit t ‘ Parajsës po ngjet…

Me dy njomështakët e saj, puthit n’ krahëror
gllabëruar nga zjarri,
kjo nënë arbërore, e me dhjetëra të tjerë
sot flakëve iu bënë therorë,
athua këtë tragjedi e dhimbje
do të mund ta tretë dhe varri,
që zemrave shqipe ua shtojë
dhe një t’ dhimbjes t’ madhe kurorë?!…

Lamtumirë vjeshtë e vonë verdhake
si e qëndisur me fije ari,
që të lam mbrapa ,me shumë njerëz të dashur , që i deshëm e na deshën ne,
të fala na u bën dimërave që vijnë,
luleve, zogjëve kur t’ vijë behari,
se s’ do të mund t’ i shohim më si vijnë,çelin e harlisen
në të mallshmin tonë Atdhe!…

24 nëntor 2021 PODUJEVË KOSOVË

About Post Author