
Dy pika loti ndër gjemba
Dy pika loti sonte më ranë,
dy krahë rrezesh hëne, nga dritarja me grila më panë,
përtej telave me gjemba të burgut,
në zemër më shpuan, më vranë…
Prej ditës së parë që të kam pa,
e kam ditë se prej teje s’ do të mund me u nda,
e kam ditë se pa ty askund s’ do më rrihet,
e kam ditë se edhe kur kam gjumë pa ty s’ do më flihet…
E kam ditë, oh, e kam ditë,
se gjerë në vdekje kam me të pritë,
se pa ty as dita s’ mund të jetë ditë,
se pa ty as nata s’ mund të jetë natë,
oh, pa ty çdo sekond jete është tepër i gjatë…!
A mund të më kuptoni sa e urrej me shpirt këtë vend,
këtë tokë- mallkim, që po më çmend?!
S’ duhet të çelësh këtu trëndafil,
as ti s’ duhet të cicërrosh këtu, bilbil,
këtu, ku edhe kur pjek dielli më duket terr,
këtu, ku çdo fije bari e lule më ngjan në Ferr,
këtu, ku nuk vie kurrë erë shpresë e jetë,
ku në çdo çast jete dhimbja më godet si kometë…
Këtu, ku gjethi për një ditë lëshon myshk,
këtu, ku për një fije dashurie e jete, shpirti pikon gjak e ndryshk…!
Ju lejlekë e kanjusha, q ë mbi koka po m’ fluturoni,
oh, përse, përse skaj këtij vendferri çerdhet ndërtoni?!
Apo të na e bëni me dije se ne jemi prangosur e ju po jetoni?!…
A e dini se shpirtin grima- grima po ma coptoni?
A e dini se ka njerëz këtu ngujuar pa faj,
për të cilat nëna, baballarë, motra, vëllezër pjek dielli e ju duket ngricë në Maj?!…
Këtu ,ku gjithçka vie erë humnerë e kurrë aromë shpresë,
këtu, ku për njëqind të sekondit të dalin mendët prej kresë?!
Të lutem trëndafil rozë, pashë gonxhet e tua,
dërgoju me aromë tënde të fala atyre shpirtrave që i dua!
Tregoju se shpirti im tepër po vuan e po dhemb,
e pyeti, pyeti a e ka zanë në zemrën e tyre ende ndokush vendin tem!
E vendin e parë që dua ta vizitoni,
janë varret e prindërve të mi,
m’ i aromatizoni,
e mos harroni, thonju pér mua
se edhe në varr , oh, më së shumëti i dua!
Pyes veten se kur të dal nga këtu,
a ka kush mua më pret,
lotë gëzimi për daljen time, vallë a ka kush qet,
kam edhe katër fruta të zemrës, gonxhe të dejëve të mi,
oh, e di se së shpejti do të qaj e do të qani nga gëzimi,
të magjishmit fëmijët e mi!…
Violeta Kadriu Kosovë