Femra me të kuqe
Femra me të kuqe,
më e ëmbla burbuqe,
buzën si zambak,
lum kush e ka hak!
Femra me të bardha,
e njomësht si dardha,
të gjithë e kanë lakmi,
për syrin si ulli!
Femra me të verdhë,
bletë që n’ koshere nektar derdh,
me aromë zymbyli,
zëëmbël si bylbyli!
Femra me rroba kafe,
është e pakët në llafe,
ecjen lozonjare,
përngjan në sheqerpare!
Femra në të zezë,
zemrat prush na i ndezé,
me bukuri të verbon,
lë nam ngado që shkon!
Femra me të arta,
të shpon me shikime të zjarrta,
lum ai që i zë pritën,
me butësi ia shpejton rritën!
Femra me ngjyrë rozë,
dhe Arshin me mirësi pudrosë,
shpirtin margaritar,
lum ai qé e arrin i parë!
Femra me të hirtë,
ka aromë të blirtë,
libër,laps mban në dorë,
dijen në kokë kurorë!
Femra me jeshile,
si manare me zile,
faqet mollë e ftua,
thonë: Dashtë Zoti të jetë për mua!
Lum nana që i rriti,
lum babai që i ndriti,
t’ i shikosh,rrezojnë yje fare,
gushat si gastare!
Gjithë kéto femralule ngjyra- ngjyra,
në Shqiptari i rritë natyra,
dashurojini me shpirt,pa skaj,
nëse doni t’ i keni pastaj!
Violeta Kadriu 31 korrik 2022 Podujevë- Kosovë
