
Kur në derë pleqëria të na troket
Kur një dité të plakem unë,
kur as poezitë romancé s’ do më bëjnë më punë,
çfarë do të të kérkoj ty apo ti, i dashur mua,
a do më kërkosh té té dua, sikur sot që të të dua?!
Kur një ditë të plakemi që té dy,
a do na shkëlqejné si sot ende yjet ndér sy,
a do na djegin zemrat zjarret, si sot, prush,
a do ketë zili ende né dashuriné tonë ndokush?!
Kur një dité në deré pleqéria té na troket,
a do të jesh ende ti ai i njëjëti që më pret,
kur té fryjé eré pranvere e kur të lulëzojë lule bliri,
a do më quash ti ende mua:” Buza ime shalqiri”?!
Thonë pleqéria vjen e réndé,
nuk pyet fare, s’ kursen askënd,
por, për ne té dy ndryshe do té jeté,
do té thyejé çdo zakon, traditë, adet….!
Kur né deré pleqëria té na troket, vallë,
e t’ më shkélqejnë rrudhat e thinjat mbi ballé,
a do mé pérqafosh ende me zjarré e mallë,
a do mé quash dhe atéherë” Margaritari im i rrallë”?!
Nuk të dua afër, kurrë moj pleqëri,
kurrë s’ dua té jem shoké e shoqe uné edhe ti,
kurré me ty s’ do pi venë, s’ do pi as raki,
s’ dua té vallézoj me ty, as kurrë të ngre dolli!
KUR PLEQËRIA NÉ DERÉ NE TÉ DYVE TÉ NA TROKET,
A DO TË JEMI ENDE TË DASHURISË MBRETËRESHË E MBRET?!
Violeta Kadriu
KOSOVË