Poezia ime konkuruese në Shoqatën e Krijuesëve Shqiptarë në Zvicër, 12 Shkurt 2022.
Më harroni nëse do të jem për vaj

Nëse më shpojnë me plumba tejpërtej
jo, mos thoni se më vranë,
nëse ma shtrydhin gjakun ndër dej
mos më vajtoni, se jo, s’ më thanë më qani nëse gonxhe bagremi e lulqershie ilire
mos mund më të më shohin sytë,
për së gjallë timin nëse ma fyejnë e përdhosin gjuhën,
e ma quajnë ” lavire të ndytë”!
Mos më vajtoni gjerësa varret e të parëve,
me dashuri i ruaj , nuk harroj ku i kam,
gjerësa vargut, këngës, krismëmartinës shqipe,
me besnikëri e forcë i ruaj nam,
gjerësa e lirë, në degë të blirëve e selvive të tokës sime,
e dëgjoj tek cicëron mallshëm bilbilin,
gjerësa me ujë gurrash, ku freskohen zanat ,
të mund ta ujis e erësoj dardanisht zymbylin!
Mos më qani edhe nëse zbathë, zhveshur më shihni,
dimrin më të acartë duke e shijuar si verë,
as atëherë, kur nëse më rrezikohet toka mëmë,
edhe dyert e Ferrit do i kaloj si erë,
më pështirosni nëse para Lulebozhurëve e Nënave shamizeza arbërore,
s’ do qëndroja trup e shpirt përkulur,
nëse do dëgjoja vaj fëmije e thirrje lëmoshe
e do bëja sehir,
duarkryq e ulur!
S’ jam për vaj, gjerësa në oborret e shqipeve
për çdo lindje fëmije ende mbillen plepa,
as atëherë, kur sytë e mi ende shohin
xhubleta nënash duke përkund djepa,
as atëherë, gjerësa kaltërsitë e mia
me madhështi qëndrese m’ i blerojnë lisat,
gjerësa në zemëra na ndrijnë Përkrenaret,
e hedhin valle qëndrese bashkë me plisat!
As atëherë, gjerësa gishtërinjtë e mi,
mund ta dridhin e kumbojnë lahutën,
gjerësa ruaj e qeshem me tytat n’ frenxhi,
nëse prapë dikush provon të na veshë futën,
m’ qani nëse lejoj blerimi pranvere
e rrezedijeje t’ i mbyllë dritare e derë,
nëse përbuz gjiun e nënës, mos më vrisni,
më vorrosni të gjallë, më bëni ” më nder”!
Se dhe ashtu për së gjalli paskam vdekë,
s’ e meritokam as në varr me më përpjekë!
12 Mars 2022 Podujevë Kosovë.