Mëngjes i dhembshur fillimvere
Të njëjëtat lule të verdha e të kaltëra dhe këtu i gjeta,
të njéjëtat lule dhe në ” vendmallkimin” i lash,
pas grilave dhe gjembave dhe këtu shpirtin e mendjen treta,
” Ah, robëri e padrejtësi Kosove”, prapë ofshava e thashë!
Bar i gjatë i pakositur, që me puhi po të tund e përkund era,
sa do të doja këto duar e faqe të mia, të të pérkëdhelnin sot,
nën këtë vezullimë rrezesh të këtij mëngjesi, që e paska zbardh fillimvera,
po përse, përse nga malléngjimi, mua, Zot, prapé m’ servove lotë?!…
Pishë llastare, para dritares, që po më bën sehir,
e po ma dredh trupin me joshje, porsi shtojzovalle,
a po do të më japësh shpresë për një ditë më të mirë,
apo t’ më tregosh se padrejtësia karshi meje, qëndron e fuqishme dhe e madhe?!
Sot, në mes dy gemash lulekaçeje po shoh dashuri,
si për çudi, s’ i paskan vërejt më parë sytë e mi,
lejoji të puthiten e të llastohen, e ëmbla dhe e dashura puhi,
e nën rrezet e arta të këtij diellmëngjesor të qojnë dashuri!
Oh, mor grila hekuri, të bardha, sikur të ishit shkrirë,
e përtej jush me trup e shpirt lirshëm të mund të depërtoja,
këtë bukuri e aromë buzëvere, me shpirtin tim të dëlirë,
me afsh dashurie të pashuar të mundja ta pushtoja!….
Violeta Kadriu
18 Qershor 2022 F.Prishtinë-
