Violeta Kadriu:Sot flamurshkaba ditelindjen ka…


Violeta Kadriu

Sot, nga faqet tua të shenjta

populli im i shtrenjtë, fshi çdo lotë,

sot Kosovë, Shqipëri, Iliri

të gjitha nga gëzimi kemi zemrën plot,

se shqiponja dykrenare në flamur

si çdo mot , sot ditëlindjen ka,

për të u derdh shumë gjak dhe gruaja luftoi si burrë

e s” e lan e s” do ta lamë kurrë përdhe me ra!…

Hidhe vallen tënde, sot para Diellit

e valvitu flamurshkabë përmbi re,

mbulo kuq e zi kaltërsinë e qiellit

se gëzimi ynë sot nuk ka fre,

tregoji botës mbarë, flamur trimërie

se shqiptari qëndron në këto troje ashtu siç ka le,

e s” do të mund të na sundojë a përçajë kurrë

asnjë armik e asnjë fe!

Valo, flamurprijës në luftëra viganësh,

flakërim i këtij populli, që kurrë vuajtja s” iu ndal,

si atëherë, kur vaji i trimave ishte kënga

e kushtrimi për liri ndihej në çdo fushë e mal,

si atë Nëntor, kur Skënderbeu me zemërluanë

me ty në ballë, çante stuhi,

si atëherë kur Qemali, Boletini, Ademi , Zahiri të lartësuan

e që më kurrë s” u ule, por flakëron në përjetësi!…

28 Nëntor 2020 Podujevë, Kosovë

About Post Author