Viprripi-Natasha Limaj


“ Moj kasolle , ku na mblodhe “

Shoshite, por çfarë përzgjodhe?!..

*

Megafonin : – Jemi vipa…

Zooot… mëshiroj këta “ rripa “…

*

Akademik të mbaruar

Habitate të dështuar…

*

Thonë, model për ardhmërinë

Ndotje – ndotje për rininë…

*

Ç’ka se superedukatë

Fjalorin , balt’e më baltë…

*

Hipokrizi – fallcitete

Me pes’a gjashtë surrete…

*

Qënie pa shtyllë kurrizore

Her’ lëpin , her’ puthje dore…

*

Leksion , se ç’ësht’ dashuria

Turp… sheshit as kafshëria…

*

Boll muzë , e nxive fare

S’ësht’kjo, rraca jon’shqiptare…

*

Yje – yje… që së largu

Gjak “ Arjani “ , trup “ Pellazgu “

*

Pikën mbi “ i “ nëpër botë

Skënderbe Zot, përmbi Zot…

*

Boll muzë , me fjalurina

S’ka popull pa mbeturina…

*

Tonat i nxorri “ viprripi “

Në kasolle i vërviti…

*

Parazitët në potere

Me mashtrime stisin sherre…

*

“ Mortja “… namin topa – topa

Shqeu sytë e gjith’ bota…

*

Turpet tuaja ashiqare

S’cekin dot rracën shqiptare!…

*

Jemi ngjizur nga hyjnorja

Nuk na ngjitet kafshërorja!..