Viron Kona-Degën e vjetër e rrëzon dhe një erë e lehtë


Viron Kona

Epigrame bashkëkohore

Një grimcë

Një fjalë e nxituarmiqësinë e shkatërron,

një grimcë fare e vogël rëre syrin qorron,

e nxjerrë “grimcën”, kush i qetë arsyeton,

miqësinë e mirë s`e gjen dot gjithmonë!

Dordolecë për sorrat

Ju që pareshtur njerëzinë nëpër gojëmbani,

që merrenime thashetheme dhe duke sharë,

për të gjithë miqtë e të njohurit tuaj s`vleni,

as si dordolecë përtë trembur sorrat në arë!

Mos gabo!

Kur ti fillon e shkruan biografinë,

rrugën e jetës tënde mirë kujto,

ndonjë përvojë e hidhur t ‘thotë:

mos më përsërit më, mos gabo!

Delikate

Miqësia në moshë të vjetër bëhet delikate,

prishet shpejt edhe nga një fjalë pa të keq,

ndaj kujdes në çdo fjalë dhe në çdo veprim,

degën e vjetër e rrëzon dhe një erë e lehtë.

Marrëzi!

Futesh nëautostradëeuforik e me gaz nëdërrasë,

me njëMercedes-Benzti me shkathtësi parakalon,

harron se shpejtësia e kthenBenzinnë përbindësh,

në fund të rrugës, në karrocë me rrota përfundon!

Sinqeritet  dhe dashuri

Ju ndryshoni gjendjen shpirtërore në familje,

duke ndryshuar perdet e vendet e mobilieve,

duke blerë një qen, duke shtuar vazo me lule,

duke i bërë sa më të çelura ngjyrat e mureve.

Këto ndryshojnë gjendjentuaj shpirtërore, por,

diçka tjetër krijon më shumë gëzim e kënaqësi,

është magjia që e bënë më t‘lumtur një shtëpi:

shprehni më shumë sinqeritet e dashuri !