Vite që kaluan!!


Gina Xhaferaj Kapaj

Vite që kaluan!!

Kaluan ditë muaj e vite si era
As i kuptuam, sikur s’i kemi jetuar.
Ajo jetë kishte vetëm pranvera.
Dimri sikur kurrë s’e kishim takuar
Qielli ishte gjithmonë i kaltër.

Hëna ndriçonte e sikur nuk dëgjohej
Dilin para sysh lëndinat e bukura me lule,
Kur venim mes tyre o, sa zemra gëzohej
E s’donim të ktheheshim në derën me shule
.
Zogjtë krahëshkruar atje ndërtonin fole.
Të mreklullueshme ato vende më s’i pashë.
Andej shkonim me gjithë atë gëzim përherë
Mjalti pikonte si krua e bëhej si ujëvarë

Sa gjëra të bukura tani më kujtohen!
Ato dashuri dhe pasione nuk vijnë më.
Ato ishin vite të bukura, ëmbëltore
Fjalët e sinqerta sot nuk bëjnë zë.

About Post Author