Para pasqyrës rri e ngujuar.
Në heshtje vështroj vitet e mia,
vite të mrekullueshme
ato të adoleshencës së hershme.
Një vajzë e brishtë e flokëverdhë,
thurur gërsheta si kallëza gruri mbi kurriz,
lëkurë të zbehtë e sy të ëmbël jeshil,
e hollë, e gjatë dhe gjunj me gunga.
Dhe ja ku gjendem pas vitesh,
duke parë në pasyrë vitet e mia.
Flokët e verdhë si shtupë mbi kurriz
nuk duken më të tillë.
Ato shkëlqejnë në nuancë të artë
dhe as lëkura nuk është më e zbehtë.
I shkela syrin reflektimit tim
në pasyrën e shndritshme.
Dhe ja ku gjendesha ca vite më pas
plot jetë, e gjallë dhe optimiste.
I lashë mendimet të endeshin
nëpër ëndrra
dhe jo në pasqyrën e lashtë.
Ato nuk mungojnë as ditën, as natën
Ndjesi të japin ato, ndjesi të veçantë.
