“Vitet e mija”-Vladimir Muça


Vladimir Muça

Dikur ndryshe ecët në jetë

Vitet e mija njeri pas tjetrit,

Pa reklama, formalë të vërtetë

E një përrallë të Endersenit.

Trashëgimtarë latë njeri tjetrin

Pa shpirt fallco, gjurmëve të drerit,

Mirësinë gatuat nër vedit,

Me urtësinë e vjetër të Homerit.

Shtatëdhjetë e gjashtë ngjeshur fort,

Si arkapia njeri pas tjetrit,

Mbi të cilët kaloi një botë

Nga i riu tek më të vjetrit.

Cili ishte më i çiltërti?

Cili jetën e çoi dëm?

Cili moshën e çuditi

Dhe harboi gem mbi gem?

Urtësinë në jetë e voli

Në kopështin e jetës si mademë?

Mirësinë nga to e nxorri

Në një natë me plot hënë.

Cili ngjan binjak me tjetrin

E u bë një nënë e mirë?…

E mësoi më të vjetrin

Me pasion e me dëshirë.

Kush u bë kumbar martese

E maltëzoi vitet më pas,

Cili nuk la gjurmë shprese?

Po kaloi në baipas.

Shtatëdhjetë e gjashtë vitet

Ndryshe ecën në jetë,

Por lan pas si dikur mitet

Bashkë një jetë të vërtetë.

Shtatëdhjetë e gjashtë vitet

Ndryshe ecën në jetë,

Por lan pas si dikur mitet