
Vitet ikën
Më pushtoi malli
Në këtë pranverë
Në këtë mërgim
Ku jam kaherë
Po më djeg zemra
Nga pesha e mallit
Fëmijët s’i kam pranë
T’ua përkëdheli ballin
Vitet ikën e nëna tretet
Pak nga pak nga malli
Që ia djeg shpirtin
Për vajzën e djalin