Viti i vjetër-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Nuk e patëm të lehtë me ty !…

Luftëra ….vrasje…….varfëri,

Herë dimër……herë pranver,

Theve qafën o viti skëterrë.

Në shumë raste, ishe dënimi ynë,

Nëpërmjet sprovave, e mundimeve,

U derdhën shumë lotë, e shumë dhimbje,

Prandaj nga kalendari të fshim.

Sigurisë do të mbajmë mënd,

Për gjërat e mira në kohën e duhur,

Ndofta fajin e kanë pushtetarët,

Duke vjedhur nuk u ngopën kurrë.

Besoj se viti Ri do na sjelli,

Diell …dashuri …. e begati,

Hajdutët pushtetar të gjithë në qeli,

Ne kërkojmë….. diell e demokraci.