Vizitë varreve të vjetra në fshatin Strellcë (Kodrishtë)-Shefik Sadiku


Strellcë-Kërçovë

VIZITË VARREVE TË VJETRA NË FSHATIN STRELLCË (KODRISHTË)

Në afërsi të lagjes “Imeret e Epërme”, këtu në fshatin Strellcë 4 km larg qytetit të Kërçovës, matanë “Lumit të Imereve”, gjendet një hapësirë me varre, ashtu siç shihet edhe në fotografi më poshtë tekstit.

Po ta vizitosh këtë hapësirë me këto varre të vjetra habitesh dhe ngel gojëhapur nga rrasat e varreve të trasha e të mëdhaja, por edhe nga rrasat tjera që tregojnë simbol varri por të mos dyshuar fare se nuk janë paradokse, por nga kjo hapësirë me varre rrjedhë historia.!?

Këtu më poshtë në fotografi shohim personat Riza Saliu dhe Murat Aliun duke treguar se aty gjendet “Guri i kishës” sipër varreve.

Rizait i kujtohet fare mirë kur kanë erdhë te “Guri i kishës” me gjyshen e tij për mjekime për (sëmundje të ndryshme), fjalët ia vërteton edhe Murati se për sëmundje të ndryshme kanë erdhë po te ky “Gurë” për mjekim.

Lashtësia e këtyre varreve dëshmon historinë,- por nëse bëhet pyetja se cila histori rrjedhë nga këto varre!?

Për këtë pyetje nuk duhet të dyshohet fare se çdo shqiptar e di vetveten se kush jemi ne, shqiptarët janë me një histori tepër të pasur e të lashtë kudo nëpër trojet tona shekullore, pra në Gadishullin ILIRIK.

Banorët thonë se janë rrënjës në fshat dhe se denbabaden se këto varre janë ilire. Për këso pyetjesh mund të bindet çdo njeri duke e ditur se këto varre të vjetra nuk mundet të jenë të kurrkujt përveç të ILIRËVE, të shqiptarëve.

Kudo nëpër trojet tona dikur nuk ka pasur të tjerë përveç shqiptarëve, sikurse të ishin varre sllavësh (që s’ është e mundur), do ti kishin meremetuar deri më sot.

Në këtë hapësirë tokësore me pllaka varri, mjerisht që I ka mbuluar bari, drunjtë, shkurre këto varre të harruara tregojnë fshehtësinë e tyre mijëvjeçare edhe pse nuk kanë epigrafe në gurët e varreve.!?

Është vështirë të shkruash për këto varre kaq të moçme pa asnjë epigraf, por mendon se kanë kaluar shekuj e shekuj, dihet fare mirë se shekujt e kaluar na përkasin neve – ilirëve.

Gjithmonë historia dhe arkeologjia dëshmojnë kudo nëpër gadishullin ILIRIK se kanë qenë të parët ilirët (shqiptarët), prandaj çdo vjetërsi nuk duhet të hidhet poshtë tezat, pasi si argument janë këto që shkruajmë.

*Nuk duhet të zhgënjehemi nga e vërteta jonë e moçme, por përkundrazi duhet të krenohemi që kemi një histori të tillë e të pasur.*

Po në fshatin Strellcë kemi edhe vise të tjera me varre sidomos rruga ngjitur afër shkollës “Milto Gurra”.

Si përfundim lidhur me këtë koment mbresëlënës dua t’ua bëj me dije tradhtarëve dhe armiqve të mos bëjnë hatanë se nëpër trojet tona me varre të moçme janë shqiptare.

Me respekt nga

Shefik Sadiku

Strellcë-Kërçovë

Gusht 2023