Vjershërime nga Janko LL. Pali, “Mësues i Merituar”


Në vijimësi :

Vjershërime nga Janko LL. Pali, “Mësues i Merituar”

(Nga fletorja XIX, faqe 52-dyshe-poezi, shkruar me makine shkrimi :ngjyra kuq e zi , vargje 1884 viti 1949-50)

Vjersherime:

——————-

Vargëzime të shkruara gjatë vjetit 1949-1950, kur i sëmurë nga një reumatizmë akute, detyrohesha t’i beja ballë detyrës s’ime duke u endur nëpër fshatra deri sa në Janar të vitit 1950, mbas tri lutjesh u shkarkova nga detyra e Inspektorit te shkollave dhe u emerova Drejtor i shkollës shtatë vjeçare të Sqelës në Vlorë me 18 arsimtarë dhe 740 nxanës.!

Shifet ne to një afsh i fortë pesimizmi, rrjedhim i gjendjes sëmurë të trupit. JP.

Konkretisht n/ titujt: ( e dy vargjeve te para sipas kapitujve shen im PJP)

-Sa u lodha sa u fika s’kam rehat.,

Gjithmonë pa pushuar poshtë e lart… strofa 18

-Gjer kur këto vuajtje do jenë për mua ?

Fati im i poshtër sa më u harbua.. strofa 22

-Sos pata punuar …gjatë gjithë jetës

Që në pleqëri të isha jashtë çetës… strofa 26

-Tre vjet vanë që jam Inspektor strofa 16

Detyra, prestigji me gradë e honor

-Kam çante edhe unë me shkresa të …mbushur

Me blloqe shenime,raporte furushur strofa 31

-Dikur dhe mesonjesi gjurmon neper fshat

Të të gjeje strehë , ushqim e jatak strofa 33

-Po t’I lëmë të parat të mendojmë për sot

Q’është bërë jeta e vështirë plot Strofa 30

-Do çohesh, pra herët të shkosh në dyqan,

Ku shitës të popullit…të presin me xhan ! strofa 30

-Kështu diktatura që ka proletari

I shkoi në bisht kush nga ne qe i pari strofa 9

-Vazhdon muhabeti dhe gjuha bilbil

Po gjer sa vajguri…po ndodh ne kandil strofa 17

-Po dhe të pyesësh si ka qenë më parë

S’ishte jetë e mirë, s’ishte jetë e mbarë strofa 25

-Po shyqyr që koha s’është më ç’ka qënë

Guri si të thuash e ka gjetur vëndë.. strofa29

-Dhe puna vazhdon në kontrolle shkohej

Çdo ditë së afërmi një nga një vëzgohej strofa 10

-S’jam dhe aq’ akoma akoma me ç’i përket plakut

PO, dhe s’mund të mbarem vazhdimisht sokakut… strofa 19

-Po le ta zëmë përin atje ku e lamë

Siç më duket fund këto vargje…s’kanë ! strofa 24

-S’pyet për më tutje se kaqë të qe

Pështille si mund me rrobat që ke strofa 7

-Po them që detyra kërkon sakrifica

Se s’behen tavat me lakra rrepica. strofa 20

-Për nesër prapë karvani do të ndodhë

Dhe rrugë do besh, do dalësh o lodhë strofa 22

-Në daçim pra puna që të na shkojë mbarë

Kontroll i sektoreve të mbahet i gjallë strofa 9

-Kontrrolli thamë askurrë mos u zhduktë

Në çdo anë të shkojë në çdo anë u futtë. strofa 49

-Kemi thënë kontrolli kontrollon të keqen

Dhe s’kena te keqe që s’hiqen e ndreqen ! strofa 28

-Dhe unë ? pas shokëve do ndjek sa të mund

Po…barra që kam më fik e më tund. strofa 24

(-Kjo ndarje, sipas n/titujve eshte bere nga vete autori JLL PALI “Mesues i merituar”dhe ështe kopjuar nga unë PJP I biri, pa as me të voglin ndryshim,

-Kjo fletore pershkon ne vargje, zakonet, doket, mjerimin, vuajtjet, varferine,higjenen, shkollen, shtepite femijet, dasmat, vakite që pershkoi autori ne 3,5 vjet ne detyren e inspektorit te shkollave ne Prefekturen e Vlores,e cila ne ate kohe kishte ne juridiksion Mallakaster Selenice me shume fshatera.

Ketu ben dhe dallimin e jeteses me krahinen e tij Himaren, qe ahere qe e civilizuar, kishte rahe kurbetin dhe jeta ishte e qyteteruar, dhe e perparuar ne çdo drejtim…mirpo inspektori nga halli u pershtat, dhe u mesua, dhe mesoi nga jeta qe beri ne ate periudhe.

Kjo eshte njera fletore, ndersa ne fletoret e tjera flet perseri per kete ceshtje, dhe pershkruan me penen e tij, humorin sarkazmen e popullit nxjer ne pah ate varferi e mjerim te atyre viteve:

psh nje strofe :

Pa le kur po dergje* në dyshek për mbi stallë ( fle, shtrihesh per gjume)

Kur pleshtat e çimkat me dhemb e dhemballe

Të qukin të shqepin të tundin në gjume

Sa dridhe perdridhe…si kashta ne lume…

Ose :Dhe zot i shtëpisë nga padituria

Kish mbushë katuan me ç’lëshon bagëtia

Shtëpinë e kish të mirë myqelef

Me tavan dysheme e kish bere me qejf

Po…ç’kish në katua e bënte batall

Dhe ne në atë natë, të madh patëm hall !!

Po shpesh herë dhe morr të ngjitet trupit

Dhe neser të dalin në zverk, majë supit.

Lariqë , të zez, të mëdhenj a theri…

Murrashë, verdhake…të ndytë gjithinji

Po…s’ndukin si qen siç bën pleshtëria

Në ata më butë po ndodh lakëmia !

Rehat po të qukin me t’embel avash

Sa fare s’i ndien po ke sufër të tash’

Ndryshojne nga pleshtat që hov e kercet

Aty ku ndodh morri godit dhe folet…

……….

Ose :

Po ti lem’ te parat te mendojme sot

Q’eshtë bere jeta e veshtire fort

Pini pra te pime dhe kete raki

Gotat si zinxhir thahen nji nga nji

Gotat pra zbrazen, duhani qyme

Ja ! meze të tjera nga çdo lloj taze

Brehenë mezetë, gotat po kthehen

Dhe plot komplimenta nga çdo ane verehen

Gjuha që pembahej dalngadale po zgjidhet

Dhe komshiu mbanë, pa pyetë pergjigjet

Fjalët po shtohen, ecen muhabeti,

I zoti i shtepisë m’u te dera mbeti…!

Tuke sjellë pijen duke sjellë mezera

Tabakaja plot mu si n’ato hera

Kur s’arinte çuni “zuzar” i shtëpisë

Të gostitte miqtë me lëng të hardhisë..!

Me meze me qofte, nga kaposh e gjela

Mishera të pjekur, dredhurë mbi heja

Djetë lloje gjellrash,kaqë të cuditeshme

Revani a turta, pasta të mahnitshme.

Bakllava shurupe e muhalebira

Dhe vazhdon të derdhet si krua rakija

Çuni po djersinte, zuzar i zuzarit

Ashtu qene kohet behej nder te parit .

Dhe kur miku vinte ftohej miqesia

Tre a kater të afert vinin tek shtepia

Vinin t’ë mirserdhnin si ç’ishte zakon

Mbahej muhabeti deri natën von !

Ashtu qe zakoni ftohej seseleja

Kur një mik i vyer …ulej tek qosheja

Çdo kush të mirseerdhte një nga një t’urojnë

Dhe simbas zakonit dhe ata të ftojne…!

Të shkosh më çdo derë t’u shkelish shtëpinë

T’u shiç mall e gjerin t’u njohesh njerëzine

Kembekryq të ulesh më shtëpi në qosh

Dhe…sërish ahengu të vejë ho-hosh !

Po ato të vjetrat tani kemi lënë

Dhe çdo gjë pas krahëve sot I kemi venë

Dhe vazhdon muhabeti mbarim nukë ka

Për kohë të kaluar…zemanet hala !

(……….e vazhdon e vazhdon….e perseri… vazhdon )

(Larmia e ketyre mijera vargjeve te terheqin kaqe shume nga stili i poezise, nga gjuha e thjeshte e tij, e kuptueshme per kedo, sa nuk mund te shqitesh prej tyre, shtjellimi i ngjarjeve, kohes per te cilin jane shkruar shprehin jeten e ahereshme, kur inspektori, me kembe, mbi mushke, mbi kuaj, inspektonte shkollat, e me cdo fshat, me nje program te miratuar nga Seksjoni i Arsimit, pershkonte mijera km, rruge . Te perfundosh se lexuari mbresa inspektori te duket vetja se je ti i dashur lexues ai qe ke pershkuar ate rruge…kur te hanin pleshtat…po dhe kur sofra qe me te gjitha te mirat sipas tradites e zakonit….po strofat e tjera jane edhe me te bukura kur kerciste neper dhembet e inspektorit rera e guret…ne babanacen ( buka e miserit)e kur nuk gjeje nje vënd per te fjetur, kur te respektonte keshilli,po dhe kur bente sikur duhej lajmeruar te merte masa…!

Une s’mund te bej dot me koment mbi to…u lodha per sonte.

Faleminderit PJP, dhe as njeri s’ka te drejte te mari autoresine dhe burimin nga u muar…e serish do kete VIJIMESI nga im ate.JLLPALI)

(Shenimet me kllapa jane te miat PJP)_…USA

7 Mars dita e mesuesit” por edhe e inspektorit……

pjp…USA 1998.

About Post Author