Vjeshta dredharake-Zymer H.Haliti


Ngadalë e leht gjethet bien në tokë

Një erë e freskët ballin më lëmon

Iku vapa dhe kjo ditē që erdh sot

Ngjyrat ndrruan,verdhësia afron…

Edhe shpezët kanē nisur të ikin

Po kërkojnë ngrohtësi diku tjetër

Deri sot më kēnaqnin shpirtin

Tek vargjet e mia i hidhja në letër

Vjeshta dredharake me stuhi e shi

Ç’më kujton jetën time nëpër vite

Ishin vite të rënda plot ankth e zili

Por shpresë kisha se pranvera do vie

Nga dritarja shikoj qiellin ngjyrë gri

Disa re enden sikur do të sjellin shi

Iku ngrohtësia detit valët iu trazuan

Dhe gjethet bien n’tokë,u verdhuan.

Ngadalë e leht dhe vitet po ikin…

Koha që kaloi s’do kthehet kurrë

Sa e sa ëndrra sot ende trokitin

Eh… jeta vazhdon,por jo si dikur..

Zymer H.Haliti