Vjeshta troket…Zymer H.Haliti


Kanë nisur fletët të zverdhën

ngjyra ngjyrën sikur e ndrron

eh ç’erëra do gërryejnë jetën

si një dru që kohëve u reziston

Dalëngadalë venitet pamja

që natyrën e kishte pushtua

e në makth dhe dallëndyshja

kërkon folenë për t’u qetësua.

Si gjetheverdhët që bartë era

rrugëve të jetës duke haprua

eh ç’pamje na sjell kjo jeta

e një ditë ka për të pushuar.

Se çfarë kohe do jetë nesër

dhe nga ç’anë do fryej stuhia

si fletë e verdhë këtë zemër

do kujtoj ato ditë të mira….!

Zymer H.Haliti