Vjeshta troket!Godo Mehmetaj


Sa lehtë bien gjethet e vjeshtës

era i shpërndan anë e kënd

zhvishen pemët dhe pyjet heshtin

dhe zogjtë e fundit ikin nga një pemë.

Si re të zeza vërshojnë në turma

i lënë folet ku rritën të vegjelit

dete dhe male kalojnë të lodhur

vëndeve të ngrohta kërkojnë pranverë.

Kupa e qiellit me re mbuluar

syri shikon vetëm hapësirë

trungjeve të tharë cukasin truncaket

dhe tymi i bardhë që percjellin oxhakët.