Vjeshtat-Behare Daja Kasa


VJESHTAT

Dhe ikin vjeshtat pa kuptuar
Ashtu ngadalë, pa zhurmë, pa fjalë,
Mbi sup të lënë ca shije malli,
Ca gjurmë e shenja mbi ballë.

Dhe kur veten sheh në pasqyrë,
Ajo për dreq s’të thotë një fjalë,
Nuk do të t’fyejë, s’do të t’lëndojë,
Veç thotë mes pamjes: – Unë s’të kam faj!

Se jeta ecën mes katër stinësh
Dhe ti tashmë je një vjeshtë e artë.
Një vjeshtë në të gjitha kuptimet,
Që pjekurinë ka për shtat.