Vjeshtë në Tiranë-Kristofor Merkuri


Kristofor Merkuri

Është e bukur vjeshta këtu, në Tiranë!

Edhe pse akoma, s’ka prekur magjinë.

Eh, vjesht’ e tretë, kur të hedhë mbi Lanë…

Vellon e saj, të verdhportokallinë!!

Si stinë këtu, vetëm vjeshtën dua!

Peizazh, jetë, gjallëri tej e anë…

(Për tjetër qytet, malli më merr mua)

Por vjeshtë nuk gjen, si kjo në Tiranë!

Do endem, sa të jesh, pas teje pa fre.

Do t’i sillem Lanes rreth e qark.

Më pas, ne barin tim “Soffi Kaffe”, Kafen do të pi, një turke me pak.

Do të shijoj, o e bukur,se më von…

Do zhvishen rrepet, panjat…blirat.

Ti do ikësh dhe kjo më trishton!

Do vijë dimri, do nisin shirat…

………………….

Si një mall do të mbaj, në shpirtin tim.

Si një zonje, për hiret e tua.

Brenda meje, si të zjarrtin perëndim…

Si një vojtje dashurie do të dua!!