Vjeshtë -Suzana Rama


VJESHTË

Flirton vjeshta sot me diellin e praruar,

teksa me perde ja ka veshur njërin sy,

me re të vogla, të bardha mbuluar,

sikur kërkon ti thotë po të sfidoj, nga sot ty.

Hyri sot në vjeshtë gjithësia,

stërmunduar e lodhur nga zhegu yt,

epoka ime sot erdhi, me erën e lehtë .

njerezimin te flladit….

Sfidon sot vjeshta me këta fëmijë ,

që zhurmshëm luajnë me zërat e gëzuar ,

teksa trupin ju flladit, djersën t’ju fshijë ,

si një motër e dhëmbshur dhe e përkushtuar….

Tokën si një vashë e bukur që dihat nga zori,

si të mos mundet dot frymë të marrë.

Shqyer, zhgarravitur nga rrezet e tua,

me vesë shiu riguar ti shuaj etjen e madhe,

e t’ia mbaj të gjallë freskinë

me gjethet shumëngjyrshe mbuluar.

Flirton sot vjeshta me diellin,

teksa gjithçka përreth flladit…..

spostohu pak i dashur, largohu por mos ik ….

të dy i duhemi botës, njerzimit i duhemi o mik…

Tiranë 01.09.2018

Suzana Rama DV