Vjeshtë-Urim Mezini


Urim Mezini

Vjeshtë

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe flokë bjonde

Dielli vjeshtorë ndriçoi sot kët’ ditë

1 shtator data në kalendarë

Njerëzit me shënd e kan pritë

E shpresojnë për një stinë të mbarë

Vesa e mëngjesit sot,u duk gjithkund

Edhe këtu në kodër ku un’ banoj

Flladi verorë, u dorëzua,thuajse u mund

Vjeshta e gëzuar,që ca kohë me ne do jetoj.

Edhe pemët duken t’jenë gëzuar

Se nga i nxehti përvëlues shpëtuan

Frutat bëjnë gati,për t’u konsumuar

Gëzojnë që k’saj vape i rezistuan

Pati shumë prej tyre që s’ia dolën

Disa u than tani shpejt,për pak ujë

Ca pemë e vreshta para kohe i volën

Vapa e madhe shkaktoj shum’ rremujë

Disa pemë duken që gjethet kan zverdh

Tek tuk ndonjë gjethe bjen me përtesë

Iku kjo vapë,më shumë qe një tmerr

Dhe natyra duket e k’naqur që hymë n’vjeshtë.

Urim Mezini Ishëm Durrës