Vladimir Koçiraj:Ndoshta kish ajo ditëlindjen


Vladimir Koçiraj

Linda..
kur thanë
se lindi dhe demokracia
Por çuditërisht…
…s’e pa njeri
në dhomat e maternitetit
…..Ndoshta dikush
e polli…nga shtëpia
O ndoshta
…nëpër halet e shtetit

U rrita dalëngadalë
me entuziazmin e babait
Që s’kish
…as zanat as punë
dhe s’merrej me asgjë
Bënte llafe me gjitonin
për festën e 5 majit
Nëna e mallkonte shpesh
dhe përditë grindej me të

Fliste për Flamurtarin
(atë të parin)
Se ky i sotmi n. ç. k.
dhe për gjëra që s’kuptoja
pse nuk i kishim më
Ishin të komunizmit thoshte
I zhdukëm..
Ja u bëmë mutin mu në kokë
..i groposëm bashkë me të

Unë në heshtje pyesja veten
…Po e jona..s’ish asgjë.?!

Më tregonte histori pa fund
…..Dhe për trenin
që vinte në Vlorë njëherë
Unë…….kurjoz..
bashkë me shokët
Pres prej vitesh në stacion
Trenin…
…që ndoshta ka ndaluar në Fier
O ndoshta…e kanë çuar për skrap
………….ca milionerë

Jo mor jo më tha një plak
Mos prit kot..
Ik tani se bëhet von
Kjo është thjesht një gërmadhë
Kur s’ka tren
Nuk ka stacion..

Po demokracia vall
Me çfarë erdhi der këtu.?
Pyeta unë plakun me mjekër
Tek çapitej për nga jugu
Ik o bir……m’tha
…..shijo jetën
Mos beso në çdo gënjeshtër.

Pastaj humbi errësirës
..bashkë me të humba dhe unë

S’kishte drita lagjja ime

Diku hidhnin fishekzjarre

Diku larg në një stadium
…….
Ndoshta kish ajo ditlindjen.?!

FRANCË 11 DHJETOR 2021

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.