Vladimir Muça-Ç’më tha pylli



Ç’MË THA PYLLI
Kudo katraura qiellin përflak,
Rreze e diellit në qiell u fik,
Egër mbi Gjepalaj moti zukat
Me retë e hirta, vrullin vërtik.

Tutje mbi Shetel, n’dragua flake
Rrebeshi ulet e ngrihet lart,
Retë e hirta ngado përflaken,
Mbi kreshta kodrash, turravrap.

Çdo gjë negativ, u bë natë,
Shpendëria gëmushave u platit,
Vetëm pylli, pylli i ngratë
Për ndeshjen e egër u gatit.

Retë shprazen litarë litarë,
Qiellë e tokë u bashkua,
Pylli shpirtrrënjë, kryelartë
Mbi shirrebesh nuk u gjunjëzua.

Në zgavër të një lisi u fsheha,
Dridhej lisi me rrënjët në tokë,
Kush diellin në jetë më thosh:
– Edhe stuhinë do e njohë.
1969-Prill 2020

RADOVANI *
Mes shikimëve të kryqëzuara
Nër statuja të mermerta,
Penelatave kuq e zi të tabllove,
Mbi dy këmbë shkëmb
Ardhur nga majëmali,
Shikimin treste Radovani.

Blicët hijelarës derdhnin dritë
Mbi hijem e gjashtë shekujve
Veshur Dalmacisë,
S’u njoh firma shqip
Nga princër e pashallarë,
Ecte Radovani
Mes shekujve të mërzisë.

Ecte me çekan e daltë në trastë,
Mbi gurëshekujt punonte pa bujë;
Lavdia në vorbullën e gjakut amtarë
Nër shekuj ndriti
E nuk vdiq kurrë.
1978
*Radovani: skulptorë i famshëm i shekullit Xl me origjinë shqiptare.

PROSTITUTA
I dashuronte ajo meshkujt
Pa dallim moshe, shtrese shoqërore,
Sish grua e askujt
Me shpirt e zemër mortore.

Nga shpirti i sajë një tel i vetëm
Stamponte të ngrirë një buzëqeshje;
Mbetur epshe vitrine,
Në kuqëlimin e shtëpisë publike
Këputur dhe ai tel violine.

Me pafundësi epsh bankomati
Në përvjelje shikimesh gjithmonë,
U plak e mbeti pa familje,
Skulpturë turpi i qytetit tonë.
Mars 2020

About Post Author