Vlera e punës-Rubjana Nika


  · 

Vlera e punës

Punë,punë natë e ditë,

thosh Naimi e të tjerë,

por arsimin vinte para,

dija drejt dritës do na shpjerë.

Sepse drita e diturisë,

botën mbarë do ndriçojë,

do kërkojnë çlirim nga zgjedha,

drejtësinë do promovojë.

Puna,puna vetëm puna,

kombin mbarë do lulëzojë,

puna e jo përtacia,

drejt zhvillimit do na çojë.

Por pa dije,s’ecën dhe puna,

dija punën e ndihmon,

të çel sytë,të hap mendjen,

dija vjen kush e kërkon.

Porse sot është ndryshe,

thonë:U bëftë pa punuar,

asetet nxjerrin në ankand,

bukuria del zbuluar.

Pse t’punojë kjo bukuroshe?!

Pse t’i prishet bukuria?!

Kur shumë mirë bën para,

me ç’ka i fali Perëndia.

Pse të prishë manikyrin,

thonjtë të gjatë si skifter?!

Pse t’i djegë dielli lëkurën,

e jeta t’i bëhët ferr?!

Gjithë ky trup e bukuri,

janë për pamje,jo për pun’

nga reklama shumë fitoj,

shumë para,me pak mund.

Po sa keq o të mjerë,

bukuria që zotëroni,

s’do ta keni për përherë,

pleqërinë shpejt” do shijoni”

Kur të ikë bukuria,

ç’do t’u mbetet,e mendoni?

Bukurinë e pasurinë,

n’atë botë s’do t’i zotëroni.

Se asgjë s’është e përjetshme,

lum kush vlera pas do lerë,

vlerat e mendjes,jo të trupit,

ato për gjithmonë vlejnë.

Në kujtim të të madhit N.Frashëri.

2018