Vlerësime të shkencëtarit të shquar, prof.dr. Gjergj Kristo Frashëri, për librat dhe krijimtarinë e Shaban Muratit


Diplomati Shaban Murati në stausin e tij ne facebook shkruan:

Vlerësime të shkencëtarit të shquar, prof.dr. Gjergj Kristo Frashëri, për librat dhe krijimtarinë time. Ndjehem i nderuar profesor!Analisti dhe historiani i së vërtetës politike dhe diplomatike mbi çështjen shqiptare të Kohës së Ré (prej 1912) Zoti Shaban Murati, ka sjellë në tavolinat e atdhetarëve dhe patriotëve shqiptarë dy studime profesionale, të cilat u promovuan mbrëmë në auditorin e organizuar nga Shoqata “Çamëria” në mjediset e Hotel Tiranës. Ato mbajnë titujt – “Vetëvrasja Diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” dhe “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”.U ndjeva shumë i nderuar që u ndodha në mjedisin e këtij evenimenti dokumentar të historisë politiko-diplomatike të çështjes shqiptare në përgjithësi në Ballkan dhe asaj midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në veçanti (17 Nëntor 2021). M’u duk vetja më i pasur, kur këto dy studime i solla mbrëmë në tavolinën e punës në shtëpi. U ndjeva tejet i nderuar që kisha arritur të fusja kokën në atë sallë dhe të dëgjoja edhe fjalët e kursyera dhe tejet modeste të historianit Murati, si fjalët e njerëzve modestë përkushtuar punës, atdhetarisë dhe ndershmërisë së profesionit për të ndriçuar të vërtetën e vlefshme të kohërave tona reale në çështjen më kapitale që kemi, atë të Mbijetesës Kombëtare. Shqiptarët janë kombi i fundit i Rajoneve të Qytetëruara që jetojnë në parcela të ndryshme shtetërore, edhe pse jetojnë në trojet e tyre historike.Çdo atdhetar dhe patriot i mësuar nuk ka ditë që nuk mediton instinktivisht, se çfarë u bë sot për çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan. Unë vetë kam më se tre dekada që e shoh realitetin diplomatik të RSH-së dhe RK-së dhe të rajoneve të tjera me shqiptarë në Ballkan nga jashtë Ballkanit, për shkak të emigrimit dhe punës time në Gjermani dhe përreth saj. Kemi parë, përjetuar dhe reaguar në kohë, sipas njohjes që kemi pasur për fatin e çështjes shqiptare kudo që jemi ndodhur. Por n’a ka munguar tërë jetën mendimi unik shtetëror kombëtar mbi fatin e ndërtimit të shtetit tonë shqiptar në Ballkan dhe aq më pak, strategjia e formimit ndërshtetëror të kombit tonë. Mos kujtoni, se nuk n’a mungon edhe sot, koncepti zyrtar?Përkarshi mungesës që kemi në mendimin strategjik shtetëror, secilit prej nesh brenda dhe jashtë vendit, i ka mbetur të kërkojë mendimin qytetar profesionist vetëm prej historianit dhe analistit të kësaj fushe, midis të cilëve ndodhet zoti Shaban Murati. Sepse, ai që e do Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan, i dallon edhe ata që rrinë pa gjumë për këtë. Ne kemi nevojë për vizionin e profesionistit, se cilat janë rrugët reale që të arrijmë bashkëjetesën tonë kombëtare shqiptare nën një shtet të vetëm në Ballkan. Është kjo arsyeja që personalisht i pres, madje jo rrallë i rilexoj shkrimet e Shaban Muratit, sepse ato kanë materien më realiste të kohëve tona, shumë-shumë më realiste dhe mendimtare, se sa aparati shtetëror i kësaj Republike të stërlodhur nga padituria qytetare shtetërore, në veçanti të pjesës që merret me “politikën dhe diplomacinë e jashtme”. Në këtë kontekst e kuptoj plotësisht, pse përfaqësuesit e institucioneve shtetërore që merren me politikën e jashtme të republikës, nuk i kanë “për zemër “ shkrimet e Muratit. Ky qëndrim është një kompliment i shëndoshë për analistin e diplomacisë në këtë vend, për kontributin e tij guximtar, që shkon në interesin e përjetshëm kombëtar të shqiptarëve.Po i shkruaj këto shënime, pasi nuk pata rastin t’i thoja historianit të diplomacisë shqiptare Zotit Murati, sa më poshtë:1- Fokusi juaj mbi “Vetëvrasjen diplomatike të Kosovës dhe të Shqipërisë” vjen në çastin më të kërkuar dhe ndihmëtar aktual. Ju lumtë! Po t’a kisha gjetur më parë këtë titull në tavolinën time, do t’a kisha ngjizur në titullin: “Vetëvrasja e Republikës së Shqipërisë në përpjekje për të realizuar vrasjen e Republikës së Kosovës, me porosi të Beogradit”. Të paktën doja të thoja, se kështu e kuptoj dhe më plotëson atë që m’ë rrezaton konteksti i vëzhgimit dhe provokimit tuaj … Ju lumtë i nderuar!2- Pra, si t’ia bëjmë të ndalojmë këtë revan! Me këtë rast doja të thoja, që të mos prisni nga Ministria e Jashtme e R. së Shqipërisë ndonjë reagim për të ndryshuar kursin çalaman të saj. Besoj se e dini këtë, siç e kam konstatuar edhe vetë me kohë pa qenë specialist i fushës. Shtetin e shqiptarëve në Ballkan mund t’a arrijnë vetëm Kosova apo shqiptaria e Maqedonisë, po të vihen në krye të detyrës atdhetarë! Ministria e Jashtme e Republikës sonë është vërtet tejet e lodhur!– Çështja shqiptare në Ballkan, ka sot nevojë më shumë se kurrë për historianë profesioniste, jo për shkrimtarë, të cilët nuk i merr për kompetente askush në mjediset politike europiane dhe më tej. Qeveria në Republikën tonë nuk ka asnjë historian profesionist të asnjë kohe. Është mbushur me vjedhës dhe shkelës të Ligjit, si dhe ndonjë “poet apo shkrimtar” të talentuar me famë botërore, të cilët nuk i dëgjon kush për argumente dokumentare! Nuk po hidhemi deri te Akademitë tona, sepse n’a duhet të futemi në llucë dhe të pastrojmë këpucët …Kurajo në rrugën tuaj, i nderuar Zoti Murati! Ia vlen!Respekt dhe urime. Jam një prej Përkrahësve Tuaj.

191Pano Hallko, Eduard Demo dhe 189 të tjerë30 komente11 ndarjePëlqejKomentoNdaj

191Pano Hallko, Eduard Demo dhe 189 të tjerë30 komente11 ndarjePëlqejKomentoNdaj

Vlerësime të shkencëtarit të shquar, prof.dr. Gjergj Kristo Frashëri, për librat dhe krijimtarinë time.

Ndjehem i nderuar profesor!

Analisti dhe historiani i së vërtetës politike dhe diplomatike mbi çështjen shqiptare të Kohës së Ré (prej 1912)

Zoti Shaban Murati, ka sjellë në tavolinat e atdhetarëve dhe patriotëve shqiptarë dy studime profesionale, të cilat u promovuan mbrëmë në auditorin e organizuar nga Shoqata “Çamëria” në mjediset e Hotel Tiranës. Ato mbajnë titujt – “Vetëvrasja Diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” dhe “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”.U ndjeva shumë i nderuar që u ndodha në mjedisin e këtij evenimenti dokumentar të historisë politiko-diplomatike të çështjes shqiptare në përgjithësi në Ballkan dhe asaj midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në veçanti (17 Nëntor 2021). M’u duk vetja më i pasur, kur këto dy studime i solla mbrëmë në tavolinën e punës në shtëpi. U ndjeva tejet i nderuar që kisha arritur të fusja kokën në atë sallë dhe të dëgjoja edhe fjalët e kursyera dhe tejet modeste të historianit Murati, si fjalët e njerëzve modestë përkushtuar punës, atdhetarisë dhe ndershmërisë së profesionit për të ndriçuar të vërtetën e vlefshme të kohërave tona reale në çështjen më kapitale që kemi, atë të Mbijetesës Kombëtare. Shqiptarët janë kombi i fundit i Rajoneve të Qytetëruara që jetojnë në parcela të ndryshme shtetërore, edhe pse jetojnë në trojet e tyre historike.Çdo atdhetar dhe patriot i mësuar nuk ka ditë që nuk mediton instinktivisht, se çfarë u bë sot për çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan. Unë vetë kam më se tre dekada që e shoh realitetin diplomatik të RSH-së dhe RK-së dhe të rajoneve të tjera me shqiptarë në Ballkan nga jashtë Ballkanit, për shkak të emigrimit dhe punës time në Gjermani dhe përreth saj. Kemi parë, përjetuar dhe reaguar në kohë, sipas njohjes që kemi pasur për fatin e çështjes shqiptare kudo që jemi ndodhur. Por n’a ka munguar tërë jetën mendimi unik shtetëror kombëtar mbi fatin e ndërtimit të shtetit tonë shqiptar në Ballkan dhe aq më pak, strategjia e formimit ndërshtetëror të kombit tonë. Mos kujtoni, se nuk n’a mungon edhe sot, koncepti zyrtar?Përkarshi mungesës që kemi në mendimin strategjik shtetëror, secilit prej nesh brenda dhe jashtë vendit, i ka mbetur të kërkojë mendimin qytetar profesionist vetëm prej historianit dhe analistit të kësaj fushe, midis të cilëve ndodhet zoti Shaban Murati. Sepse, ai që e do Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan, i dallon edhe ata që rrinë pa gjumë për këtë. Ne kemi nevojë për vizionin e profesionistit, se cilat janë rrugët reale që të arrijmë bashkëjetesën tonë kombëtare shqiptare nën një shtet të vetëm në Ballkan. Është kjo arsyeja që personalisht i pres, madje jo rrallë i rilexoj shkrimet e Shaban Muratit, sepse ato kanë materien më realiste të kohëve tona, shumë-shumë më realiste dhe mendimtare, se sa aparati shtetëror i kësaj Republike të stërlodhur nga padituria qytetare shtetërore, në veçanti të pjesës që merret me “politikën dhe diplomacinë e jashtme”. Në këtë kontekst e kuptoj plotësisht, pse përfaqësuesit e institucioneve shtetërore që merren me politikën e jashtme të republikës, nuk i kanë “për zemër “ shkrimet e Muratit. Ky qëndrim është një kompliment i shëndoshë për analistin e diplomacisë në këtë vend, për kontributin e tij guximtar, që shkon në interesin e përjetshëm kombëtar të shqiptarëve.Po i shkruaj këto shënime, pasi nuk pata rastin t’i thoja historianit të diplomacisë shqiptare Zotit Murati, sa më poshtë:1- Fokusi juaj mbi “Vetëvrasjen diplomatike të Kosovës dhe të Shqipërisë” vjen në çastin më të kërkuar dhe ndihmëtar aktual. Ju lumtë! Po t’a kisha gjetur më parë këtë titull në tavolinën time, do t’a kisha ngjizur në titullin: “Vetëvrasja e Republikës së Shqipërisë në përpjekje për të realizuar vrasjen e Republikës së Kosovës, me porosi të Beogradit”. Të paktën doja të thoja, se kështu e kuptoj dhe më plotëson atë që m’ë rrezaton konteksti i vëzhgimit dhe provokimit tuaj … Ju lumtë i nderuar!2- Pra, si t’ia bëjmë të ndalojmë këtë revan! Me këtë rast doja të thoja, që të mos prisni nga Ministria e Jashtme e R. së Shqipërisë ndonjë reagim për të ndryshuar kursin çalaman të saj. Besoj se e dini këtë, siç e kam konstatuar edhe vetë me kohë pa qenë specialist i fushës. Shtetin e shqiptarëve në Ballkan mund t’a arrijnë vetëm Kosova apo shqiptaria e Maqedonisë, po të vihen në krye të detyrës atdhetarë! Ministria e Jashtme e Republikës sonë është vërtet tejet e lodhur!– Çështja shqiptare në Ballkan, ka sot nevojë më shumë se kurrë për historianë profesioniste, jo për shkrimtarë, të cilët nuk i merr për kompetente askush në mjediset politike europiane dhe më tej. Qeveria në Republikën tonë nuk ka asnjë historian profesionist të asnjë kohe. Është mbushur me vjedhës dhe shkelës të Ligjit, si dhe ndonjë “poet apo shkrimtar” të talentuar me famë botërore, të cilët nuk i dëgjon kush për argumente dokumentare! Nuk po hidhemi deri te Akademitë tona, sepse n’a duhet të futemi në llucë dhe të pastrojmë këpucët …Kurajo në rrugën tuaj, i nderuar Zoti Murati! Ia vlen!Respekt dhe urime. Jam një prej Përkrahësve Tuaj.

191Pano Hallko, Eduard Demo dhe 189 të tjerë30 komente11 ndarjePëlqejKomentoNdaj

About Post Author