Vlora ime
Vlora ime portë me drita.
Sa me mall ardhjen e prita
Ty të kam në mes të zemrës
Më qëndron në breg të ëndrrës.
O-Vlora me kaq lezete
Ç’i ke këto salltanete
Ke marrë hije nusërie
Katër topoat të kanë hije
Vend i bukur historie
Djep me këngë madhështie
Ti je balli i vatanit
Vlora e Ismail Qemalit.
Djep i shenjtë i Pavarësisë
Hap i lehtë mes Muradisë
Lagje e bukur historie
Lagjja e Zenepe Çakërrit
Përballë ke Kuz Babanë
Të rri në këmbë si ushtar
Bukuria më e rrallë
Lum kush erdhi për të pare
E s’u deh në Lungomare
O- moj bukuri e madhe
Uji ftohet me Kalanë
Krahë për krah si motra janë.
Janë livadh me gur të bardhë
Sazan e Karaburun
Uji gurgullon nga mali
Është i pastër si kristali
Vjen mes brigjesh si ujëvarë
Kanina nuse e rrallë.
Një vargmal duket si flutur.
Porsi gjethja që e merr era
Çfarë gëzimi më ka zemra
Kur te ti më shkelka këmba
Erë limon e portokalli
Ullinjtë hije qetësie
Jonufër e Pashaliman
Si sallonet bukurie
Uluni turistë nga bota mbarë
Se ky vënd paska hije.
Ngjiteni lart Llogorasë
Përmes pishave në pyje
Uji i ftohet mish i pjekur
O moj Vlora e mirësive
Gina Kapaj Xhaferaj
