Vlorë-Kaninë:Fatbardha Amzaj


Vlorë Kaninë

Vend i bukur i stolisur,

latuar me shumë kujdes,

Ngjan si kurora e mbretit,

Ornament, dritë dhe diell.

Ngjitesh lart pa u lodhur,

Nëpër rrugët gjarpërore,

Mes ullinjve shekullorê,

Në altar si perandore.

Mahnitesh nga bukuria,

Nga dy detet për karshi,

Kryqézuar je o Vlorë,

me Karaburun dhe Kaninë.

Nënë hije të ullirit,

ku veç paqja zotëron,

Aty ulur perëndia,

Me Sazanin kuvendon.

Galaktikë duket Vlora,

Kur e sodit nga kalaja,

Ngjan me zot, e shtatore,

Si Donika si Netaja .

Muzë e bukur me kurorë,

O kalaja me oborre,

Me bijë e bija sojllie,

Dy princesha të pashoqe.

Ngjani si këngëz e bukur,

Këngë labe, muzë a folk

mahnitur gjithë dynjaja,

Vlorë,Kaninë,vend hyjnorë.

Dorë për dore mbretëroni,

në sinkron si dy motra,

I thonë Kaninë edhe Vlora,

mrekullitë që s’i ka bota.