Vlorë:ngrica dhe acar në vitin 1915-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

…Kjo është gravurë e vitit 1915.

Ja çfarë tregon .

“Dimri i vitit 1915 Vlorë” .

Acar dhe ngricë ,të vdekur në rrugë .

2.

Në pamje të parë duke si një vend i arktikut.Njerzë të grupuar në 3-4 veta të veshur si në vendet polare të cilët janë në lëvizje si dhe të vdekurit në mes të rrugës.

Në këtë grafikë realiste të dimrit të vitit 1915 duken mbi 15 banorë, por në horizontë janë skicuar edhe më shumë që shfaqen si vijëzime.

Skicimet në këtë gravurë janë bërë nga dora e një mjeshtri në

mungesë të aparatit fotografik.

Dihet se gjendja e këtij qyteti pas pavarësisë ishte si ajo e vendit kur një luftë botërore avitej çdo ditë dyerve të saj.

(Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë filloi me pretekstin e vrasjes së Arqidukës Franc Ferdinand, pasardhësit të fronit austriak. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e 20 milionë njerëzve. “Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Afrikë, Amerikë e Jugut, Amerikë e Veriut dhe Australi).

…Dhe viti 1915 e gjente këtë qytet në vitin e dytë të luftës .Kjo situatë është dokument dhe tregues për një qytet që kishte shpallur pavarësinë e vendit 3 vjet më parë kur moti i acartë përfshiu qytetin dhe vendet e tjera që u shoqërua me viktima të shumta.

Vlora vinte në dyert e kësaj lufte pas kishte shpallur pavarësinë e saj në nëntor ’12.

Krahas krizës kushtet e vështira të motit e kanë bërë shumë të vështirë jetesën për banorët e qytetit në dimrin e vitit 15.Nuk mjaftoi lufta por acari mori shumë jetë.

Duke vijuar me grafikën:Përballë në horizont shfaqet Sazani dhe më pak më tej Karaburuni.