Vojo Kushi-Nga Petraq Kote


Petraq Kote

…A e dini se fisi, gjaku (D. N. A.) i “Heroit të Popullit” Vojo Kushi, ish studentit të tankeve në Beograd i cili kur mori vesh se në qershor të vitit 1941, forcat naziste hitleriane sulmuan B. R. S. S. doli nga shkolla, hyri në fushën e aviacionit rrëmbeu nji avion dhe u nis drejt asaj lufte heroike nē ndihmë të popullit rus, por rrugës së fluturimit e rrëzuan, ku prej Hungarisë erdhi në këmbë në Shqipëri; ishte në Fier tek kushët e Levanit (Mifolit)?!

Miqt e mi kushët, Vangjeli, Fredi,… më thoshin se është gjaku ynë, familja ka banuar në qytetin e Fietit. Edhe në fizionomi ju ngjante.

Ishte djalë simpatik, i fuqishëm, i epitetuar “Tarzani”.

U vra nga fashistët italianë në Kodrën e Kuqe” në Tiranë më 10 tetor 1942, i tradhëtuar, kishte lindur më 3 gusht 1918… (24 vjeç).

Është e pafalshme quajtja e tij serb nga disa biografë ose monografë apo më keq publcistë revanshist- përçarës në Shqipëri.

Vojo Kushi mbante një mbiemër proto shqip, KUSH- I, siç është mbiemri tjetër proto shqip ASKUSH- I.

Fliste dhe shkruante disa gjuhë.

Pjestar i grupit komunist të Shkodrës me kryetar grupi, komunstin Zef Mala…

“Kur ishte student ne gjimnazin e njohur të qytetit të Shkodrës e respektonin për aftësit e tij të mira fizike dhe vlerat morale progresiste për kohën.

…me interes për njohje mund të sjellim kujtime të shokëve të tij nga Myzeqeja dhe Shqipëria të cilët e kanë njohur nga afër, ish studentë nga Shkodra, Korça, Tirana, Durrësi, Vlora nga Fieri, Lushnja dhe Libofsha.

Shok në klasë u gjend me Ilia Ndrekon djalin e mësuesit të shkollës së parë shqipe të vitit 1908 në Myzeqe, Jovan Ndreko, dëshmor i atdheut rënë gjatë luftës antifashiste, nga një derë e njohur për tradita atdhetarie nga Libofsha me Koli Bozon, Todi Shkurtin, Vangjel Capon, Sokrat Bufin, Jorgji Sotën e të tjerë.

Në qytetin e Lushnjes jetonte i vëllai, mësuesi i njohur Marko Kushi.

Kur ishte me pushimet e vitit 1940, luajti me ekipin e djalërisë lushnjare dhe në një foto të dalë me ekipin e punëtorve dhe teknikëve italianë të naftës që shponin puse në rajonin e Dumresë, janë Halim Haxhiu, Vangjel Lip, Sedat Ruli, Til Lala, Loni Dhamo, Irakli Bozo e të tjerë të rinj antifashistë.

Shok shkodranë shkolle kishte edhe Zyber Jukën i cili pas çlirimit të vendit 29 nëntir 1944 u emërua si agronom i lartë në Lushnje.

Piktori i njohur Andrea Kushi “Artist i Merituar” ishte kushuri i parë i Vojos.

Vëllai i tij Marko kishte studiuar gjimnazin në Manastir së bashku me Migjenin dhe disa shqiptarë të tjerë. Ishte moshatar dhe shok fëmijërie me Irine Banushin xhaxhain e Tano Banushit i cili u bë Peshkop i njohur në Manastirin e Ardenicës dhe bëri mjaft shërbime me vlera në ato kohra, familja Kushi ishte e njohur në Shkodër dhe kishte miqësi me shumë familje të qytetit”, shkruan M. Jano.

@kotepetraq

Fier, 1 shtator 2023