
Qielli është shpirti im
Qielli është shpirti im
i madh.
Herë i tejdukshëm, i kaltër.
Herë gri,
i vrarë.
Retë e bardha janë trillet e mia
që vinë vërdallë përjetësisht…
Ka nga ata që nuk i duan fare.
Ka nga ata që i duan marrëzisht.
Unë luaj,
duke shpërfaqur marrëzinë time –
shpirtin e madh.
Ja, këtë qiell
mëngjezor,
që u mbush pak nga pak me diell.