Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku ndriçohet nga drita e parajsës


Artan Shabani 

  · 

Vokacioni i artistit është të ndriçojë thellësitë e shpirtit njerëzor me dritë dhe sot mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku ndriçohet nga drita e parajsës.

SALI SHIJAKU lindi më 12 Mars 1933 në Tiranë.​ ​

Ka përfunduar studimet në liceun artistik Jordan Misja në vitin 1952 dhe ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve “Rjepin”, në Leningrad, sot Shën Petërburg, deri në vitin 1961.

Me prishjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Sovjetik (Rusisë) dhe Shqipërisë, Sali Shijaku kthehet në Tiranë dhe në vitin 1962 diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.Në vitin 1979 nderohet me titullin “Piktor i Popullit”.Që nga diplomimi i tij e deri në ditët e sotme është një nga artistët që ka ekspozuar dhe ekspozon vazhdimisht, në ekspozita kombëtare si brenda dhe jashtë vendit. Shijaku është nga artistët më të njohur të arteve pamore në Shqipëri. Në atelienë e tij janë përgatitur dhjetra breza artistësh të cilët koontribojnë sot në skenën e artit shqiptar. Galeria Kombëtare e Arteve propozon që në vitin 2015 të hapë ekspozitën e artistit Sali Shijaku si një nga piktorët më të njohur dhe një nga profesorët më të shquar të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë

Në vitin 1979 nderohet me titullin “Piktor i Popullit”.Që nga diplomimi i tij e deri në ditët e sotme është një nga artistët që ka ekspozuar dhe ekspozon vazhdimisht, në ekspozita kombëtare si brenda dhe jashtë vendit. Shijaku është nga artistët më të njohur të arteve pamore në Shqipëri. Në atelienë e tij janë përgatitur dhjetra breza artistësh të cilët koontribojnë sot në skenën e artit shqiptar. Galeria Kombëtare e Arteve propozon që në vitin 2015 të hapë ekspozitën e artistit Sali Shijaku si një nga piktorët më të njohur dhe një nga profesorët më të shquar të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë

About Post Author