Vonë është t ‘pendohesh-Kumrie Avdyl Shala


Kur ishim të rinj, prindërit na këshillonin
Kujdesuni për vetën, askujt mos i besoni,
Se ju drejtojnë për në udhë pa kokë,
Kur mendja t´ju copëtohet, është vonë
Mos prit të ofrohen as miq,
as shokë.
Pastaj, as koci, më emrin koc se ka,
Fytyra,e larë me sapun,
mbetet e ndyrë!
T´kujdeseni për vetën, nuk është shaka,
E, kur në gjak të futet lakmia e pashlyrë,
As arkivoli mekatet nuk t´i bart dot.
As shtazë, as shpendë s´të afrohen, nga kundërmimi jot,
Ndaj kërko ndihmë nga i madhi Zot!

E, kjo gjë të rrënqeth çdo ditë,
Edhe kur fillon te qel pranvera
Lotet ujisin atë shtatin e njomë,
Që qelbënise para se
t´luzojë.
Është dhimbje e rëndë kur e kujton,
Si, qyqja arkivolet, vajshëm i numron.

Fal teje, gojmjalt e zemër qelbosur,
Nuk do ta shohin kurrë dritën e diellit
E dogje që në rrënjë bimën e posaçelë.
Qortimet, këshillat,betimet u harruan
Se leku i ndyer jua mori mendjën,
Ju dërgoi në udhën pakthim.
E tani, lutuni e agjeroni sa te doni,
Se është shumë vonë për çdo pendim.