Vrasje barbare me dinakëri-Gina Kapej Xhaferaj


Ky krim ish i padëgjuar kurrë në jetë

U vra nëna me fëmijët nëpër duar

Gjaku u derdh para fëmijëve të shtrenjtë

E pamë të trembur këtë krim të shëmtuar.

Të vrasësh me para e me gjakftohtësi.

Është krimi i rrallë që sjell tragjedi të rrallë.

Ç’pate o tradhëtar që le fëmijët jetimë?

Përse s’e le gruan të jetonte me fëmijët e saj?

I le pa nënë, por dhe pa këshillë babai në jetë

Po dhe të jetosh, ti për ta je kriminel

Ata do të të mallkojnë ditë e netë

Se ti nuk e meriton me ta të jesh.

Ju le dhe të afërmëve të tu dhimbjen në derë

Përse të vritet për ty një i afërm apo vëlla?

E ti të jetosh si kërcu goditur nga rrufetë.

Si një kufomë që ecën si e gjallë.

Fëmijët do të marrin arratinë derë më derë

Do rriten pa dashurinë e ngrohtësi njerëzore

Do kujtojnë vrasjen e nënës së tyre së shtrenjtë

E do jenë përherë për të malluar ndër mote.