Mimoza Eliona Osmani

Duke rrëmuar ,të tjerat ara… (Hahaha
“Vuaj për muzë, pres nga ky çuni”…
Nga kungulli mbushur me fara…
-ja ku është qielli , – starto i lirë
Askush s’bëhet pengesa jote
Por një njeri, ushqyer smirë
S’ja sheh dot kurrë ,dritën një bote…
Botës së shpirtit, përcjellë tek vargu
Botës së qiellit , imagjinare
Merr një dylbi, shihi së largu
Gërmat si ndrisin, okular .
Një diell i shuar është yll i shuar…
Dhe përreth tijë s’vërtitet globi
Një dallëndyshe ka fluturuar
Se puth dhe ndjen çfarë nuk ndjen
zobi…
Kanë heshtur kallëzat e grurit
Ka lindur një poet … një kokë
Që s’e mbajnë dot , kupat e gjurit
Si t’a mbajë qielli që s’ka tokë…!?
Sa keq më vjen,s’ja varë askush
Kujton ka mbjellë lulet me farë
Një delirant që s’ka as fushë
Çfarë mund t’i marri një kusar!?…
MOZA