Berzat Sadiki

VUAJTJET MOS M’I MERR
Unë nuk kam çtë të jap!
Eja!
Ç’të gjesh, merri vetë!
Merrmi ëndërrat!
Merrmi dëshirat!
Vetëm vuajtjet mos m’i merr!
Se pa to, do të lësh në terr.
Kujtimet më thahen,
kurse ti as që m’i ke parë –
këto margaritarë,
që me lot mbahen.
Dashuria ime ndaj teje,
nuk është të të dashuroj?
E kam, që të këndoj.
Je nga egërsirat e rralla,
që më do aq shumë,
siç dashurohet nëpër përralla.
Sa shumë të dua!
Shtatëdhjetë herë u flijova.
Vetëm vuajtje fitova.
Kaq më do ti mua.
Prandaj, ti nuk je dashuria!
Këtë ma mësoio jeta.
Ti je çmenduria!
Nuk je as e vërteta!
Tufë lulesh mbaj në dorë.
Për dashurinë i kam – kurorë.
Janë kurora për luleborë.
Jam pranverë në dëborë.