Nëse i ngjaj një vullkani të fjetur-Imer HysaNëse i ngjaj një vullkani të fjetur-
ku rreth kraterit vizitorë të rrallë ofrohen
e vështrojnë nëse gurgullon llavë,
Lumenj llave presin të shpërthejnë
e të rrjedhin shpateve malore
për të shuar etjen në det
dhe lartësuar ishuj shkëmborë
për një vendpushim të paqtë për zogjtë shtegtarë
për një pushim të dëshiruar.
Jam vullkan i fjetur
kurrsesi i shuar.