Vullnet Mato-Të kam dashur mizorisht…


Vullnet Mato

TË KAM DASHUR MIZORISHT…

(Lirikë për brengën e pamundësisë)

Unë do të vdes përpara teje,

këtë gjë, ti e di, natyrisht…

Por do të jem, mes çdo reje,

në ajrin që do thithësh rregullisht.

Ti, mua do të më shikosh,

brenda rrezeve të çdo ylli.

Do të jem degë, kur të kalosh,

nën pemët e ulëta, të çdo pylli.

Në çdo gjethe do kem qëndruar,

kur të shpërthejë, blerimi i ri,

si një flutur krahëshkruar,

që hap krahët vetëm për ty…

Do të jem, në çdo fije drite,

që do të hedhë mbi ty agimi.

Balli në verë, kur të flladitet,

dije se fresku, do të jetë imi.

Ëndërruam shpesh bashkimin,

Por s’qe e mundur, çuditërisht.

Brenga asnjërit, s’i jep fajësimin,

sepse fati na pengoi egërsisht…

Unë do të vdes përpara teje,

por ti mendjen, natyrisht,

s’do ta heqësh kurrë prej meje,

sepse të kam dashur mizorisht…

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

14Artemisi Gjini, Xhevat Bekteshi dhe 12 të tjerë

2 komente

Pëlqej

Komento

Ndaj