Xhami thyer !…Fatmir Pushi


XHAMI THYER !…

FATMIR PUSHI

Shpirti im lëkundej si një petal,

Mes shpresës …….dhe mallit,

Por fija……… pa pritur u këput,

Mbi një urë të pa përfunduar mirë.

O ti pamundësi e shenjtë

Trishtimi xhamit të copëtuar,

Prania jote është shqetësuese,

Ajo jeton nëpër ………..akullnaja.

Dhe aty ku rruga është e qetë,

Një vargë………. i gjallë fjalësh,

Shpirti papritmas gjeti rrugëdalje,

Në tekstin trasparente të poetëve.

Fjalët dukeshin të mahnitshme ,

Por ranë pika loti , mashtrimi !…

Poema ra ………në një humner,

Dhe drita mbushi ekranin boshë.

I pa përmbajtur dhe i rrezikshëm,

Jemi tërhequr nga ty përsëri,

Çdo gjë tjetër është privatësi,

Si një ditar ………………..për jetën.

Fundi faqes premtimi mirë,

Shumë premtime dhe asgjë,

Vetëm një shëngjet me helm shtiri,

Një psherëtim shprese në jetë.