Xheladin Mjeku:“Panteoni i fjalës” fillon botimin e serisë prej pesë librave me analiza dhe vështrime letrare


Xheladin Mjeku

Në përkujdesjen e Art Klub “Rifat Kukaj” u botua vëllimi me vështrime letrare “Panteoni i fjalës” (342 faqe), që sjell për lexuesin dyzet vështrime e analiza të poaq poetëve, të cilat vijnë të përmbledhura në këtë libër në periudhën kohore prej mbi dy dekada.

Ky botim paralajmëron ardhjen edhe të katër titujve tjerë, me shkrime e analiza për zhanre e gjini të tjera letrare, duke rrumbullaksuar kështu një periudhë kohore prej katër dekadash krijimtarie të kësaj veprimtarie.

Për ta njohur më gjerësisht lexuesin me përmbajtjen e lëndës, po sjell këtu të plot Kapakët e librit, ku janë të gjithë emrat e poetëve të prezantuar në librin “Panteoni i fjalës”.

Falënderoj Asociacionin e Shkrimtarëve dhe Artistëve Art Klub “Rifat Kukaj”, Shtypshkronjën “Lena Grafik” dhe të gjithë ata që kontribuan në forma të ndryshme në realizimin e botimit të këtij libri!

Prishtinë,

Më: 10.11.2021

About Post Author