XHELOZISË
Për ty hapin gojë dhe nxjerrin llapēn
Je molë që të bren fshehtaz,pa dukur,
Veç nē s’shijohet gushti pa vapēn
S’shijohet dhe kopshti ku ti je futur .
Në moçale kērkojnë të të futin
Të quajnë ” fruti i pabesisë”,
Por më kot të shajnë e të pērbuzin
Je pjesë e kopshtit të dashurisë.
E shenjta dashuri me gur të qëllon,
Ti krenare i përbuz ata gurë,
Shpesh mbi të si mbretëreshë mbretēron
Sa jetë ke marrë, në varr ke shpurë.!
Kush bie në prehër të xhelozisë ,
I than liqenet e dashurisë …