Xhemile Aliu-O TOKË ARBËRORE



Xhemile Aliu

O TOKË ARBËRORE

O tokë arbërore
O e bekuar tokë
Je thellë sa thellë
Në ndjenjat e mija
Kur për herë të parë
Thitha ajrin tend
Aroma juaj e shenjët
Më rrëmbeu në shpirtë
Më lidhi fort për ty
Për dheun tend të bekuar
Me lidhi si me magji
Dhe tani s’kam të shëruar
Nga imazhi yt madhor
Nga do që të shkoj
E ndjejë aromën tende
Është thellë sa thellë
Në gjakun tim n’aort
Ashtu si tiktaku
I rrahjes se zemrës
Që rrahë or e qast
Dhe të mbanë gjallë
Ashtu imazhi yt
O e bekuar tokë
Ti që me përkdhëlë
Në ndjenat e mija
Më dhuronë lumturinë
Dhe më benë krenare
Se jam gatuar nga brumi yt
Krenare që jamë shqiptare
Bekuar qofsh nga perendija
Lartë u lartësofshë në piedestalë
O tokë arbërore e shenjët
O idhullë i ndjenjave të mija
Qofshë e bekuar pëgjithmonë

Gjermani 

About Post Author