LUFTOVA PËR NJI SHQIPËRI
ASTRIT HEKURAN SULI(nga rrethi i Beratit
Deshmorë lirije ne frontet e luftès në Kosovë)
Kur Kosova digjej në flakë të barotit
Shpirtrishtë ishte lidhë terë nji komb
Ishin zgjua bijt e bija nipa të Kastriotit
Donin vargonjët e robërisè për ti hedhë
Astrit Suli ai djalosh trim me fletë
Lamtumirë ju thot rrugëve të gurbetit
Po me presin moj nenë frontët e lirisë
Kosovës martire robërinë duhët heqim
Nëno shumë të lutëm të me falish mua
Se e kam në zemër unë të madhinë zjarr
Mjaft trojët e arbërit qendruan të coptuara
Erdhi koha nenë ,erdhi për bashkim kombtar
Nese bie në fronte të lirisë dhe nderit
Të lutëm nenë mua të ma bejsh hallall
Biri yt moj nenë i drejtohët lartësive të qiellit
Perjëtsisht i ngritur hero i kombit në lapidar
Unë me nder fitova nëno përjetsinë
Dhe lot për mua të lutëm mos derdhë
Biri yt moj nenë iu dorzua me lavdi historisë
Dhe do të jetë i gjallë në çdo kohë kurdoherë
Shkaut të karpateve ia këputëm shpresat
Së në troje të arbërit kemba ska për ti shkel
Berati dhe mua me rriti dhe bëri luftëtar atdheu
Nga çdo anë shqiponjat do të behën nji
Ishte Ky ideali shekullor i arbërorit
Qe trojeve shqiptare murët duhët heq
Ato murana të mallkuara shekullore
Qe me dhunë armiqët tanë na i vunë
Ti qendro or trim lartë lartë në lapidar
Qe me gjakun tuaj u zhdukën kufijtë
Sot qarkullon lirshëm nji komb i terë
E ti mbetesh simbol i bashkimit perherë
Nder dhe lavdi perjetsisht;
14-01-2018
Gjermani

