XIXËLLONJA MAGJIKE
Trill poetik
Ekuinoks veror,,,syri i diellit bën ndalesë kozmike…
E përcjell zeusin qiellor perëndimeve të purpurta
Natë’zeza rinis akrepat pranë shenjëzave lozonjë
Syri im tenton të numërojë të pa numëruarit yje…
“Kur flet me vete,nuk je vetëm” thotë vargu i një poeti
Xixëllonjat violinonin muzikë magjepëse deri në dehje
Thonë,,,mushkonjat ndërpresin vajtimin kur nis xixëllimi…
Më pihej cigare! Si nostalgji adoleshence,e vë në buzë,por e qeshura më mbyti ; me se ta ndezja të “uruarin”,dukej që paketën e mbaja më shumë si relik argëtuese, gjithsesi aroma’duhan më dha kënaqësinë e harruar…
Përhumbur pas muzës,ikën filli i kohës,atë e ndjen vetëm ritmi i zemrës,pulsi i saj jetësor…
Prushërimit qiellor,po i argjëndohej hënëza në qëndisje
Të parat fije’rreze krehin me krehër filldish flokë’ujvarën time, pastaj ajo dhe yjet,sitin vesën’ar mbi gërshet’verdhën e tyre,ku drithërohej si nepërkë lugut të gjirit…
Xixëllonjat vallëzojnë e vezullojnë rreth cigares sikur donin ta ndiznin për vete…Etja i marros i përflak, e çuditërisht ndodh e ajo e pandodhura ! Habitshëm ndizet syri cigares,duke zjarrmuar ! Kush e shkrepi atë shkëndi,,,yjet,hënëza apo vet ato?
Apo në atë “përmbytje” u martirizua dhe u vet’mohua ndonjë”kryeneçe”për të mbetur pishtar’yllësie…Si mund të vet’flijohet
ajo “bukurezë” dhe unë të kaloj tymin’temjan edhe pse shpirti e dëshironte atë?…Jooooooo!
Dilemat humbasin ekuilibre,dhe marramëndjet roitin edhe bletën mbretëreshë….
A është e mundur të ndodhë ky fenomen i artë biofizik…
E pabesueshmja merr jetë!..Zgurdullova syrin e hutuar thitha e përthitha deri në çmenduri cigaren zjarr’ndezur.
Tymi mjegulloi mukozës,gjuhëzës së vogël,lëfytit dhe çudia sjell mrekullinë.Nis një lemëz si zëri i zogut’gjyzar.
Ndoshta digjej ende shpirt’xixëllonja duke lënë hirin magjik,
O zot,që bën vetëm mrekullira dhe ne s’duam t’ja dimë…
Tymi bëhet eter limfës time,qenies time,shpirtit tim…po unë ç’duhej të bëja, ku ishin shkëndijimet e mija, ku është zjarri që duhet mbajtur ndezur,ku janë muzat shtegtare, ku janë flatrat të nisem, të gjejë ato që më presin,diamantet,smeraldet…
Ajo u vet’flijua, jo për shkëndijim por ai zjarr’cigar të mbetej shuar te ndërgjegja ime,..ai të kthehej parfumeri zjarrmie,dhe mushkria e pyllit,të falte ozonin virgjëreshës pagane..
Një zë zemre më aritmoi, më rizgjoi, më kthjelloi…ishte AI!
Ai për të cilin më ngjitej gjuha në përgjërim,ai që mbillte flutura në pritjet e gjata dhe unë si shi behari shkumoja…
Fryma përkëdhel frymën,kulpëruar në qafosje të njëri tjetrit..
Ekzaltuar,,,nga padurimi tjerr misterin e cigares çudibërës.
Dukej si përrallë. Intuitisht thith pjesën e mbetur dhe tymi përhumbi”oazit” të tij.
Mërmëritje,këndjellje pa zë…
Syrit i ndizen xixëllime ;
“S’besoj dhe s’dua ta besoj, edhe pse ti je e shënjtëruara ime “
Natë magjike e ekuinoksit veror,në prushërim zjarrmie,duhej gdhirë aty sipas ritit pagan,aty sipër qylymit të trifiltë…
Hënëza e ngrënë,sperancë e vegimeve të mia,spërkaste vesë’arin mbi lëkurën tonë,,,por ne dhe bari përherë të terur, në avullimet “verore”…Ekuinoks,ekuinoks !
Ti që ca sekonda ndal kohën,diellin,zemrën,që ndez e shuan yje…
Xixëllonjat përflakura rreth ylberimit tonë,pse s’po largohen..
Ndoshta këngëzojnë apo vajtojnë shoqen e tyre të martirizuar,që u vet’flijua për të mbetur e përjetshme, për orientime agimesh…
Në puthje’përqafim loti njom gonxhen’trifil të gjirit…
Bisht’cigaren ruaj medalion,për t’a rindezur përsëri,vetëm e vetëm nëse e bekuara qiellore flijohet të bukurës e dheut?!…
