Yberria-Labërria-Nga Qazim Rushaj


Një vështrim “Historisë së Qeparoit” të Janko Palit dhe Historisë së “Lufta e Vlorës” të Ago Agajt

“… Ka qenë një natë dimri, kur s’kisha mbushur ndofta as shtatë a

tetë vjec që, me një kandil vajguri në dorë, po zbrisja dalëngadalë

rrugën e kalldrëmtë që zbret nga Rrushajt më poshtë e, nuk e di pse

hodha sytë dhe u përqëndrova drejt një ndërtese e cila mua më dukej

tepër e madhe e që quhej Shtëpia e Pale. U ndala aty vetëm për pak

caste e vështrova lart. Mes dritës së zbehtë të hënës, vura re

bardhësinë e mureve të saj e, më lart, në katin e sipërm, një dritare

ku shquhej një dritës e zbehtë e cila, cuditërisht, më krijoi

përshtypjen se ndofta aty ndodhej Mësuesi i cili ishte duke shkruar

apo lexuar… pikërisht aty, ndodhej dhoma e punës së Alkimistit të

Fjalës … thënë ndryshe: Universi Krijues i Janko Palit”. Vasil

Qesari

Nga Qazim Rrushaj

Librin në fjalë “Historia e Qeparoit” monografi e J. Palit,

përgaditur për botim nga Petraq Pali – Tiranë: Albinë, 2003, që fat

ma dërgoi djali i autorit, vërtet më ka ka lënë përshtypje të

pashlyeshme, së pari si për t’u cuditur, ku në libër krahas fiseve

tjera, shënohet edhe fisi “Rrushaj” , që është bërë pjesë e krahut të

fshatit Qeparoi, që tashmë është e krahinës zëmadhe të Labërisë.

Vallë, Janko Pali, a mos jetë me paraardhje nga Guri i Hasit, që

ishte vendlindja e Pjetër Bogdanit, e Argjipeshkopit të Shkupit dhe

të poetit, Lukë Pogdanajt! Zoti Janko Pali, e ven në listë, se

origjina e fisit të tij Gjinbogdane, vijnë nga Zhulati. Por, nga ana

tjetër, ka të bëj se shpërnguljet në mesjetë kanë qenë të

shumëduarëshme. Disa janë shpërngulur nga krahinat e veriut, që kanë

ardhur në Shqipërinë e Jugut (Labëri), e disa janë shpërngulur nga

Shqipëria e Mesme, bie fjala, nga Burreli apo Rrethet e Elbasanit, të

cilët kanë marrë rrugët për në Shqipërinë Lindore, në Maqedoninë e

sotme.

Që në fillim themi se ky vështrim i “Historisë sv Qeparoit” të J.

Palit, dhe të historisë së “Lufta e Vlorës” të A. Agajt, mund të

hyjnë në kategorinë e kritikave historike, në atë të analizave

rigoroze që dalin nga dora e akademikëve. Së pari, neve na mungon

aftësia për të bërë kritika të qenësishme apo të mirëfillta të letrës

së historisë shqiptare, por nga ana tjetër nuk n’a mungon sensi

kurreshtar i ndnjenjës shqiptare, prandaj dëshirojmë që të bëjmë një

shkrim të tipit shkencor, pos të metave që posedojmë. Njëkohësisht

duam që të shprehim disa mendime dhe ndnjenja, që duke lexuar

mbi “Historinë e Qeparoit” dhe të historisë së “Lufta e Vlorës”, që

përfshihen brënda kopertinave të këtyre dy veprave madhore.

Zoti J. Pali i Gjinbogdanajve, si mësues, është nisur me metodën

e një arsimtari të zellshëm, që zakonisht përdoret ndër shkollat tona

për të arsimuar nxënës, duke u nisur që nga e afërta kah e largëta,

vendlindja e tij, pastaj duke shkuar më larg e njohur me rrethinë dhe

tërë Shqipërinë. Fjala është se ky dijetar, njohës i historisë

shqiptare, nisi të shkruaj për fshatin e lindjes dhe origjina e

fiseve të këtij fshati, që bëjnë pjesë në trojet e Labërisë,

Shqipërisë së Jugut. Ai menjëherë hynë në temën duke filluar me

lagjet e fshatit të cilët kanë ardhur dhe janë shtruar në Qeparoi.

Thuhet dhe mendohet se ky fshat jugor i Labërisë, është themeluar

rreth 400 vjetëve më parë. Këto fise në fjalë, që janë vendosur në

këtë fshat bregdetar, duken si metropolitë i disa kombeve apo një

bashkësi shoqërore që është vendosur me krenët e fiseve të tyre,

njëherësh më shkon mendja tek “Lidhja e Kombeve – fiseve të Lashta në

Mesobotami dhe Azinë e Vogël, që quhej Lidia: Lidhja!

Historiani “akademiku popullor” J. Pali ka mundur të shtrojë

rrjedhimisht mbi nentë mëhallat – lagjet e fshatit, që kanë ardhur

nga disa vende të largëta të Shqipërisë dhe të Ballkanit, të cilët së

pari janë vendosur në Bragjin (Bregun), GjinBodanë, ku edhe sot ende

gjënden shenjat e banimit të lashtë të tyre, me tjegulla të

thërmuara, gurë e ledhe. Ai përmend këto lagje: Bragjinajt,

Gjinbogdanajt, Ndergjinajt, Mërtokajt, Ballgurajt, Gjikëbitajt

(Gjikëbicajt) Pecolajt (Pecet), Rrushajt dhe Dhimëgjonajt. Të gjitha

këto fise, emvrtimet e tyre janë thjeshtë shqipe. Besoj se,

Ndregjinajt kanë ardhur nga Dibra, Gjinbogdanajt nga Hasi, Pecet, një

familje e gjejmë në Zajaz të Kërcovës, Rrushajt në Dragomisht të

Kërcovës.

Fisi Bragjinë (Brahogjinë) nga Brahogjinajt ose do të jetë një

fis që ka jetuar bri (pranë) brigjeve apo bregut të një lumi, liqeni

ose deti: Brigjet. Ballgurajt, sigurisht që kanë ardhur nga majat e

maleve të thepisura, Rrushajt, me origjinë të “rrushit”, ndoshta kanë

qenë vëneshtar të mirë.

J. Pali, ka mundur t’i përshkruaj në stërhollime, ngjarjet dhe

situatat e krijuara, luftat ndërfisnore, betejet ndërfshatare, luftat

e klaneve, ekonominë e vendit, fenë dhe trimëritë e tyre. Dhe

historia e këtyre fiseve, ka të bëjë me ata që kanë ardhur nga veriu

i vendit, Shqipërisë, që unë do t’a quaja Yllirria veri-perëndimore.

Eshtë me rëndësi historike, se autori përgjigjet me plotbindje

se, Kepnorët – Qeparojt, që të gjithë ishin nga elementi

shqiptar: “nuk ka elemetë të huaj e jo shqiptarë në Qepaoi –

Kepnoroi”.

Ai shkruan gjanësisht mbi paraardhjen e Bragjinajve, të cilët

kanë ardhur nga fshati Tërbac, dhe luftën e tyre, për të mbetur në

fenë e parë. Prifti i vendit quhej Papanika. “Bragjinajt si gjithmonë

kanë rënë në gjak për grindje të tyre personale me Borshjotët, me

Kucin, por edhe me mëhallën Rrushe, që aso kohe, ish më e madhja e

fshatit, ndoshta se kjo lagje s’ka mbajtur qëndrim të mirë në

konfliktin e tyre me Borshin dhe Kucin. Të shtrënguar nga cdo anë,

Bragjinajt u detyruan të largohen nga vendi, Qeparoi, duke u hedhur

me gjithë mall e plang që kishin, në ishullin e Thonuzit (Strakëna)

ku edhe u vendosën, të pritur mirë nga banorët e paktë të ishullit,

qoftë për mikpritjen tradicionale shqiptare të tyre, qoftë edhe pse

qeta e shkuar atje me njerëz e bagëti, me armë dhe në numër të mirë,

përbante një fuqi që u duhej ta respektonin. Ende egziston një vend

që quhet tek Vëneshtat e Bragjine”.

Mbasi Qeparotësit [Keparojtësit], pra ata që rronin në këtë vend

shkëmbor, mbetën në numër të vogël, Borshjotët, fillojnë përsëri të

rivendikojnë kufijtë e reja dhe sërish fillojnë grindje e urrejtjen e

parë, që nga koha e pajtimit. Prandaj, njëzëshëm i kërkojnë Mëhallës

Rrushe, për të falur gjaqet me fisin e larguar, Brahgjinas në Thonuz,

dhe kështu pajtimi u bë mbrënda besës së dhanë, dhe ata u kthyen në

vatrën e tyre të fshatit Qeparo. Një nga fshati Qeparo, i fisit

Bogdane, i quajtur Buzëbardhi i Pane, i inatosur se një nga

Borshjotët e fyejti, qitë armën dhe vret në vend një nga Paria e

Borshit, që ndodhej në Pleqësi. Gjesti i nxituar i Buzëbardhit hapi

plagët e vjetra. Borshjotët duke qenë në numër më të madh, plagosnë e

vranë shumë qeparotas. Kështuqë, J. Pali, sic do ta quaja: Janko Pali

i Bogdanajve, përshkruan këtë histori të hidhur të katundit të tij,

që vëllavrasjet, luftat ndërfisnore kanë qenë të pashembullta, që

deri diku edhe në disa krahina të Shqipërisë Etnike, ende po

vazhdojnë për fat të keq. Aty ai kujton trimëritë e mëdha, dhe

shprehet me plagët e mëdha të kombit të tij, që dikur, aty kah Lidhja

Shqptare e Prezerenit, kjo popullatë u ngritë në luftë kundra turkut,

armikut dhe zaptuesit shekullor, padijtur prapamendimet e Megalla

Idesë, inkuadrihen në vargojtë e luftës së qeverisë greke, që më në

fund bëhen viktimë e tyre, duke i lënë në udhë të madhe. Një

intrigë, që do të shfaqte mëritë e njeri-tjetrit, mëritë vëllazërore

ndërmjet shqiptarëve. Unë e shohë një gjë, që kur Stambolli, filloi

t’u japë të drejtë kombasëve të krishterë, për të hapur shkolla dhe

kisha për Shqiptarët Jugorë, kërcnohej rreziku i një asimilimi të

plotë, kjo nuk mbeti pa sukses.. Në kishë predikohej feja në gjuhën

greke, në shkollë poashtu mësohej me shkronja dhe gjuhë greke, një

propogandë që heshtën zërin e popullatës së Bregdetit. Sic shkruan

zoti Pali, shkolla e parë me gjuhë kombëtare, dyerët e asaj

mësojtorje u hapën mbas vitit 1922.

Duhet të themi dic mbi etimologjinë e Qeparoit. Qepore: Thepore –

Kepnore, që në shek. XIV, ku fshati figuron si jë aglomerat i vogël,

me pak shtëpi e me emrin Kleparo: Kepare; Kepnore, vënd i thepisur,

vend në form kepi a kodre, që të dyja përputhen me ligjet e fonetikës

shqipe. Pra, z. Pali, bënë përpjekje maksimale për të zgjidhur

emërtimin e fshatit Qeparoi (Kepnore). Dhe J. Pali se, aspak nuk ka

kuptimin greqisht, por shqip, pellazgjisht! Sido që ta gjejmë fjalën

dhe toponimet e vendeve, vetëm se me shqipen tonë mund të zgjidhet

dhe të kuptohet.

Autori J. Pali është i paanshëm në përshkrimet e tija të historisë

shqiptare, në vecanti t’asaj krahine ku fshati i tij i lindjes ish

inkuadruar. Me përkushtim po shkruan se nga sundimi shumëvjecarë i

Turqisë, një pjesë e fshatit të tij, u ngritën në luftë kundra

sundimit shekullor anadollak, duke u bashkuar me forcat greke për

shpëtim. Por, kur të parët e tij kuptuanë dredhitë e Megallo Idesë,

dhe së fundi i lanë në udhë të madhe, që një pjesë e luftëtarëve

qeparojotë u ndëshkuan. Në pjesën ma të madhe sic e kam nënvizuar, ai

e ka përshkruar në stërhollime fisin e Bogdanajve, i cil kishte

shtegëtuar nga Kurveleshi. Ai përmend emra, nga fisi i tij, si

Buzëbardhi, emra që i përkasin gjuhës shqipe, që shfaq turbullimet e

mëvonëshme në krahinën e tij të lindjes Labërinë. Sido që të ndodhte,

Labëritë më 1920 u ngritën në luftë kundër pushtimit italian, këto të

fundit u larguan duke u strehuar në ishullin e Sazanit, ndërsa

krahina jonë thotë z. Pali nuk u bashkua njëherësh me administratën

shqiptare të shtetit të ri, por krijon një administratë të vecantë

Autonome të Himarës. “Ishte kjo një pjellë e intrigave të dështuara

të partizanëve të Megallo Idesë, e mbeturinave ideore të okupimit

grek, i cili ishte i larguar simbas Marrëveshjes së Kapishticës, e

cila ish bërë në kufirin Greko – Shqiptar fill mbas presionit që

Fuqitë e Mëdha i patën bërë Greqisë për të lëshuar viset që patën

pushtuar në Shqipërinë e Jugut. Kjo “krahinë autonome” që përfshinte

të shtatë fshatrat e krahinës, u themelua nën kryesinë e vëllait të

Spiro Milos nga Himara, Nikos, e u tolerua të egzistojë, në

kundërshtim me parimet e Kongresit të Lushnjës, në Janarin e vitit

1920. Kjo vonesë, thotë autori, u bë me qëllim të caktuar dhe

koshiencë që shqiptarët të mos bëheshin kurban i njeri-tjetrit për

hir të disave Spiromilajve, renegatë të Megallo Idesë. Sidoqoftë, në

vitin 1921, kjo krahinë, u bë pjesë përbërse e shtetit shqiptar.

Autori i librit, një ditë do të arrestohej nga Grekët. “Për veten

time, intrigat e dashakeqësia e ca fshatarëve të mij, simpatizanë e

antarë të grupit progrek të Megalli Idesë, bënë që, për ambicje

personale e urrejtje për arsye hipotetike, më arrestuan Grekët, më 1

Janar 1941, si i internuar politik shqiptar antigrek”. Akuzat janë

bërë kundër Z. Palit, se paska dashur që në kishë mesha të bëhej në

gjuhën amtare, etj.

Për mua do të ishte me shumë rëndësi, se si Z Pali ka mundur që

të zbulojë fiset që kanë shtegëtuar në fshatin e tij të lindjes,

Qepaoi. Jam i mendimit se në rradhitjen e Lagjës Rrushe – Rrushajt,

që mund t’a sajoni edhe nga mbiemri im, shkruesi i këtij artikulli,

Rrushaj. Por, unë nuk jam nga Labëria, dhe më pak nga Qeparoi! Jam

nga Shqipëria Etnike, Maqedonia Perëndimore, Kërcovë, nga një katund

i quajtur Dragomisht i Vogël, që me gjuhën e të parëve tonë Rrushajt,

Memajt, Allajt, Hoxhajt, Tarajt dhe fise më të vogla, janë

themeluesit e fshatit Dragomisht – Drumyshkaj, të këtij katundi

pyllor e me lisa të gjatë; që drutë e lisave padyshim kanë qenë që

edhe sot janë plotë myshk – dru myshku. Dhe me të drejtë këto fise e

kanë emërtuar këtë fshat gjysëfushor e gjysëmalor.

Fisnorët e Rrushajve janë me origjinë nga Burreli (Mati), dhe

Memajt, simbas A. Agajt, do të kenë qenë nga Rrethet e Elbasanit.

Duket se kanë qenë fise të mëdha, dhe për cfarë arsyesh, qoftë

politike ap ngatrresash ndërfisnore, kanë marrë arratinë. Pleqtë

tregojnë se, fisi Rrushaj është shpërndarë në shumë vise të

Ballkanit. Këtu po shënojmë se një pjesë janë vendosur në Tetovë të

Maqedonisë, që u kanë humbur gjurmët, në Kosovë, Turqi, etj. Tashmë,

simbas Historisë së Qeparoit, të Janko Palit, është regjistruar edhe

fisi apo lagja e Rrushajve si banorë të Qeparoit.

Por, ky fis zamadh, që sot gjallëron jo në shtetin amë, por në

një shtet sllav, është mëse i gjallë. Gjatë Luftës së Dytë, dhe mbas,

haptas janë shpallur kundër regjimit serbo-maqosllav, ndër burgjet e

tyre janë ndëshkuar boll. Nga ky fis dolën xixat e para të arsimit

kombëtar, me mësues, profesorë dhe arsimtarë e politikanë të dalluar.

Ky fshat ka poseduar intelktuelët më të mirë për mbarvajtjen e tij,

por me një cmim hakmarrës, sepse si gjithmonë kanë trumbetuar rreth

shpalljes së drejtëpërdrejtë për tu bashkuar me Nanën Shqipëri!

Q. Rrushaj

(Ne Foto z Qazim Rushaj dhe pjp ne TEKSAS SHBA)