Yje që lart ndriçoni!Laureta Malaj


O yje që lart ndriçoni,

hallin tim vallë e kuptoni !?

Kam një breng dhe kam një mall,

edhe zemra s’flet me fjalë.

Të lutem t’më kuptosh ,

dhe dëshirën t’më plotësosh!

Nuk kërkoj shumë ,këtë e di !

Veç më bëj një mirësi.

Të më falësh veç një yll,

dhe me vete unë ta mbaj .

Dhe kur nata nis të bjeri,

“ylli” dritën të ma sjelli!

Dhe në qoftë rruga me gur ,

yllin do ta mbaj si mur.

Të më mbroj nga çdo e keqe,

mburoj ta kem mbi vete .

LAURETA MALAJ. 20/5/2023.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.