Yjet e detit-Nikola K. Korcari


Oqeanet edhe gjithë detet

Bashkë me yjet lart qiellor

Brenda hyjnë rezet e diellit

E yjet t’ detit aty ndriçojnë.

Yjet e detit gjenden rrallë

Ndonjëherë dalin ne breg

Kush i gjen e kane si fat

Ne koncept t’ sjell kismet.

Dikur fëmijë e mbaj mend

Kur po lahesha tutje thellë

Aty ne breg kur dola ne rërë

Ne cektësi diçka shkëlqen.

U përkula e kapa me dore

E vështrova ishte një yll

Ish i bardh me trup t’ fort

Kurioziteti me zgjoi shumë.

Yllin e lëshova aty ne ujë

Qe te ndriçonte prapë atje

Deti i zbukuruar nga ai yll

Te jetonte i lirë, n’ rërën fole.