Yjet e karvanit…Myslim Xhaferaj


YJET E KARVANIT…

Si kalaja me bedenë,
Qepur me gur të florinjtë,
Yje të karvanit mbenë ,
Tre vëllezër frashrllinjtë….

E desh’ fati… shqipërinë ,
Të ndizej drit’ e “kandilit…”
Përjetonte rrobërinë,
Në gojën e “krokodilit…”*

Në udhën plot driza shtruar,
E sfiduan perandorinë ,
Kuçedrën që kish lëshuar ,
Tym të zi mbi njerëzinë…

E bën të gjith pasurinë ,
Gjerdan ari mëmëdheut,
Çimentuan fisnikërinë ,
Trashëgim prej Skënderbeut.

Sot ca cuba kacidhjarë…*
Faqen e kombit e nxinë,
Me gërshërë nëpër duar,
E qethën siç qethin dhin….

Si Dielli që ndriçon dhënë ,
Janë për kombin frashërllinjtë ,
Yje ishin , Yje mbenë ,
Kishin zëmër të florinjtë…

  • Krokodili = Perandoria Turke

*Kacidhjarë,=monedhë e vogël.
E pa përfillshme…….

…………….

Kacidhjar= monedhë e papërfillshme…