
YLLËZON
Varses së saj shëmbëllehen rrugë të panjohura jete.
Herë, muzg smaraldi dritësuar mirësi.
Herë, ëndërr e virgjër ylli, tretur në kaltërsi.
Shpirti telajo trëndafili rozë,
Flladitur petale në horizonte dijesh,
Ku shi i situr mendimesh,
rilind, harmoni ngjyra vegimesh.
Hartës së syve të saj, lexohen shpresa,
Më të fuqishme se kolorët e globit.
Mimika si në sinfoninë e Cilibidaches
merr mijëra dritë jetë prej universit.
Ku të ulet dashuria prehërit, a ka vënd!
Ç’ do qelizë shege, zafir vishet trupit tënd.